Prapë tritol në Vlorë

????????????????????????????????????

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës. Banesa është në pronësi të 57-vjeçari me iniciale Robert M.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lirimi” pranë rrugës “Demokracia”, ku dyshohet se pranë derës së kësaj banese (kati II) është vendosur një sasi e vogël lëndë shpërthyese.

Si pasojë e shpërthimit, kemi vetëm dëmtime të pjesshme të derës së banesës. Në momentin e ndodhjes së ngjarjes, nuk ka patur njeri në banesë.

Bëjmë me dije se këtij objekti (lokal-banesë) i është vendosur eksploziv edhe disa ditë më parë, me pasoja të lehta materiale.

Policia vijon veprimet hetimore në lidhje me zbardhjen e ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Në këtë hotel turistët flenë në dy shtete njëkohësisht

Hoteli Arbez me dy yje ndodhet në kufirin mes Francës dhe Zvicrës....
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.