Presidencialet franceze, Fillon: Do të kemi kufij të vërtetë me Evropën

francoisfillon_2411414b

Kandidati presidencial o konservatorëve të Francës, François Fillon, u zotua dje të riinstalonte kontrollet kufitare brenda zonës Shengen në BE, për të parandaluar fluksin e emigrantëve dhe hyrjen e terroristëve. “Për sa kohë që kufijtë e Evropës nuk mbrohen nga partnerët tanë, Franca d të rivendosë kontrollin në kufijtë e saj”, komentoi Fillon, duke u distancuar nga filozofia e vjetër evropiane e kontinentit pa kufij.

Ai tha më tej se nuk do të merrte parasysh zonën e lëvizjes së lirë Shengen, e cila konsiderohet nga shumë liderë si e paprekshme. Fillon, rivali kryesor i të cilit është radikalja e djathtë anti-emigracion Marine Le Pen, bëri komentet e tij një ditë pasi refuzoi politikën e hapjes së kancelares gjermane Angela Merkel.

Pas më shumë se një orë bisedime me Merkel, Fillon tha se Franca nuk do të pranojë më shumë refugjatë dhe do të bëjë “një tjetër zgjedhje” nga ajo e Gjermanisë, nën lidershipin e tij. “Akordi Schengen duhet të riformohet. Lëvizja e lirë në Evropë duhet të ketë një kundërpeshë të panegocjueshme: kontroll sistematik të kufijve të jashtëm”, tha ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Për flokë dhe thonj të shëndetshëm, hani këto ushqime

Ekspertët besojnë se konsumimi i sasive më të mëdha të biotinit mund...
Read More