President amerikan që i dhuroi të gjitha pagat për bamirësi

Gjatë kohës së tij si kongresmen, dhe më vonë presidenti i SHBA-së, Xhon F.Kenedi, i dhuroi të gjitha pagat e tij për bamirësi.

Në vitin 1859, kolonisti anglez Tomas Ostin lëshoi 24 lepujt e parë në fermën e tij në Australi, duke thënë “Sjellja e disa lepujve këtu mund të bëjë pak dëme, dhe mund të më ofrojë një atmosferë më pranë shtëpisë”. Në fakt deri në vitin 1920, popullata e lepujve në Australi arriti në 10 miliardë.

Interpretimi i aktorit amerikan Samuelit L.Xhekson në filmin “Ethet e Xhunglës”, u vlerësua aq shumë saqë Festivali i Filmit në Kanë në vitin 1991, krijoi një çmim të veçantë vetëm për të: atë të “aktorit më të mirë mbështetës”.

Në vitin 1923, një vrapues i garave me kuaj i quajtur Frenk Hajes pësoi një sulm vdekjeprurës në zemër, dhe vdiq në mes të garës. Trupi i tij mbeti në kalë, dhe ai e kaloi vijën e finishit në vendin e parë. Ironikisht, sa ishte gjallë Hajes nuk kishte fituar dot asnjë garë.

Kevin Mitnik, ishte një haker kaq i rrezikshëm, saqë besohet se ai u vendos nga autoritetet amerikane në izolim, për shkak të frikës se mund të “shkaktonte një luftë termonukleare, vetëm duke i rënë ziles në një kabinë telefonike”.

Gjatë Revolucionit Amerikan, shumë ushtarë amerikanë të pa trajnuar, i përdornin bajonetat vetëm për të pjekur mish mbi zjarr, në vend që t’i përdorin ato për luftime nga afër. Pasi u trajnuan për përdorimin e bajonetave nga një gjeneral prusian, ushtria amerikane qe në gjendje të fitonte edhe një betejë të tërë, pa asnjë të shtënë.

Ushtria skoceze u përpoq të përfitonte nga Epidemia e Murtajës në Angli, për ta pushtuar këtë të fundit, por u prek vetë nga kjo sëmundje e rëndë duke e çuar në Skoci, dhe vrarë gjysmën e popullsisë vendase.

Aleanca diplomatike më e vjetër dhe e pandërprerë në botë, është ajo midis Anglisë dhe Portugalisë, që daton që në vitin 1373.

Racionimi intensiv i ushqimit në Angli gjatë Luftës së Dytë Botërore, reduktoi në fakt vdekshmërinë foshnjore, duke garantuar bukë për të gjithë.

/Bota.al/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Provokacia! Serbia ngre avionët gjuajtës, fluturojnë ulët mbi Preshevë

  Nuk kishte ndodhur më parë, por pas incidentit të së hënës...
Read More