Presidenti i Dhomës Serbe të Tregtisë: Shqipëria është zhvilluar shumë, ka klimë të mirë biznesi

Në një intervistë për Ora News, Presidenti i Dhomës së Tregtisë në Serbi, Marko Cadez u shpreh se ekonomia e Ballkanit do të zhvilllohet vetëm nëse tregu i të gjitha vendeve njësohet. Cadez tha se vendet janë zhvilluar shumë por problem mbetet kapaciteti i administratës shtetërore dhe shpenzimi i teprt për logjistikë. Nëse duam të mbijetojmë në tregun europian, sipas Cadez, duhet të bashkohemi në një treg të vetëm i gjithë si rajon

Marko Cadez mirëseerdhët dhe si ju duket Shqipëria?

Cadez: Më pëlqen shumë Shqipëria. Vij këtu të paktë një herë në muaj duke punuar mbi marrëdhëniet tona ekonomike. Mendoj se numrat janë prova më e mirë. Kur filluam të fokusoheshim në marrëdhëniet tona ekonomike, përpara 1 viti, në forumin e biznesit në Nish, kur kryeministrat e kohës, Rama dhe Vuçiç, hapën forumin, merrnin pjesë rreth 200 biznesmenë nga Serbia dhe Shqipëria. Ne filluam një proces të gjatë dhe pas një viti, mund të themi që shifrat janë prova më e mirë e bashkëpunimit tonë. Nëse sheh shifrat e tregtisë sonë të përgjithshme, janë rritur më shumë se 40%. Eksporti mes nesh, pra eksporti nga Serbia në Shqipëri dhe anasjelltas, është rritur më shumë se 35%. Pra nëse fokusohesh tek diçka dhe punon cdo ditë më shumë për të lidhur njerëzit, për të ndërtuar mjedisin e përshtatshëm, bizneset mund të punojnë bashkë dhe 2 tregjet tona janë shumë afër dhe ka një potencial të madh për të shkuar më tej dhe për të bërë më shumë

Pra ju thoni që ka patur një përmirësim por në situatën aktuale, mendoni se Shqipëria është një vend tërheqës për investitorët e mëdhenj? Apo edhe Ballkani?

Cadez: Së pari dua të them se Shqipëria është shumë tërheqëse edhe për biznesmenët serbë por jo vetëm për ta por edhe për investitorët e huaj tanimë. Shumë gjëra janë bërë në të shkuarën, stabiliteti makroekonomik, reforma, ka të dhëna që tregojnë se ekonomia shqiptare po shkon më mirë, me rritjen më të madhe në rajon, ka stabilitet, çështja e borxhit publiknë raport me GDP është shumë e mirë. Pra nevojat që ju duhen për të vendosur një bashkëpunim të mirë janë kryer. Ajo që dua tje them është nuk ka muaj që mos të kemi një grup biznesmenësh nga Serbia që vizitojnë Shqipërinë për të folur dhe për të firmosur kontrata të reja. Pra ka interes. Nuk është vetëm tregti. Kjo është e rëndësishme për t’u thënë. Nuk është vetëm shkëmbim mallrash, por gjithashtu bëhet fjalë për gjetjen e partnerëve, kriimi i projekteve të përbashkëta për kompani të reja.

Ju përmendët një rritje të eksporteve mes Shqipërisë dhe Serbisë, por në cilët sektorë janë fokusuar investitorët serbë?

Cadez: Nëse shihni shkëmbimet, shumica janë produkte bujqësore, materiale ndërtimi, në turizëm që investitorët serbë janë shumë të interesuar. Ne do të kemi javën e ardhshme një vizitë të një investitori të madh serb, së bashku me një investitor turk shumë i madh që është i mirënjohur në mbarëbotën në investimet në turizëm, për të parë për një investim të përbashkët në bregdetin shqiptar për turizëm elitar që do të thotë hotele me 5 yje apo më shumë.

Nga eksperienca juaj, cilat janë shqetësimet kryesore në tregun shqiptar që duhet të trajtohen? A ka probleme?

Cadez: Mendoj se Shqipëria si destinacion për investim ka problemin e perceptimit të një vendi që nuk përket realitetit sepse Shqipëria ka ndryshuar me të vërtetë. Këtë duhet ta bëjmë së bashku. Prandaj unë gjithmonë flas për iniciativën rajonale, zonë ekonomike e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor që duhet të trajtohet, nëse doni ta quani, si një treg i vetëm, por nuk është e thënë të quhet ashtu. Është një rajon me 18 milion njerëz. Nëse ne arrijmë të unifikojmë rregullat, atëherë mund të dyfishojmë rritjen. Kjo është matematikë e thjeshtë. Nëse e bën ekonominë tënde, që përbëhet nga shqiptarë ose serbë, në një ekonomi që ka 18 milion njerëz, është një tjetër histori. Po ashtu është histori tjetër edhe për investitorët, sepse të shohin si një treg shumë tërheqës.

A është e mundur të krijohet një treg i vetëm? Dhe si mund të bëhet?

Cadez: Të gjitha qeveritë e rajonit u zotuan në Trieste në kuadër të procesit të Berlinit për diçka që e ne quajmë Programi Multi-vjetor për zonën ekonomike të rajonit. Nëse sheh këtë plan veprimi, do të shihni të gjitha shkëmbimet, investimet, dixhitalizimin, lëvizshmërinë etj, dhe të gjitha gjërat që duhen bërë në mënyrë që të arrihet kjo, për të thënë se po, ne jemi një zonë ekonomike në rajon që funksionon pak a shumë për disa aspekte si në hapësirën ekonomike të Bashkimit Europian sepse ne të gjithë do t’i bashkohemi asaj hapësire dhe mënyra më e mirë për të përgatitur veten tonë, për të qenë konkurues në një treg si ai i BE me 500 milionë njerëz, është të rrisim ekonomitë tona dhe të shohim se si kompanitë tona mund të jenë vërtetë konkurruese në zonën ndërkombëtare.

A ka nevojë për një kornizë ligjore më të mirë për të lehtësuar klimën e biznesit për investitorët europianë apo botërorë, në mënyrë që të vijnë e të invstojnë në rajon?

Cadez: Shumë gjëra janë bërë në të gjitha vendet e rajonit. Por tani duhet të shohim me më shumë detaje mënyrën se si punojmë së bashku për të arritur komunikim më të mirë apo për të rrëzuar të gjitha barrierat që kemi në tregti, si t’i sinkronizojmë institucionet, si psh, nëse një kamion vjen nga kufiri serb, të mos ketë asnjë problem për të ardhur në portin e Durrës, pra mallarat, njerëzit dhe shërbimet të lëvizin të lira dhe kjo është ajo që quajmë zonë ekonomike rajonale të sinkronizuar dhe një funksion më të mirë apo edhe të kostove, nëse i sheh kostto tona, janë dyfish më të mëdha se sa kostto në BE. Pra si mund të jemi konkurrues me kompani të tjera jashtë rajonit tonë nëse ne harxhojmë kaq shumë para vetëm për logjistikë. Këtu duhet të bëjmë më shumë.

A po e shfrytëzojmë potencialin tonë për një bashkëpunim më të mirë në rajon për të zhvilluar ekonomitë tona? Çfarë nevojitet të bëhet?

Cadez: Mendoj se kemi nisur një punë të mirë, sigurisht është një proces. Konceptualisht, në terma ekonomikë, të mos i shohësh Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë si zonë ekonomike të huaj por si një zonë ekonomike, është proces i gjatë, Bashkimit Europian iu deshën dekada, ndërsa ne duam ta bëjmë në pak vite, por ne nuk kemi alternativë. Une jam shumë i lumtur që kryeministri Rama gjithashtu, jo vetëm që e ka kuptuar se çfarë do të thotë kjo për njerëzit e tij këtu, për kompanitë e tij këtu, për njerëzit që jetojnë në Shqipëri, por po e shtyn këtë edhe në administratë. Nëse shkëmbimet tregtare qëndrojnë në këtë nivel, do e arrijmë mesataren e Bashkimit Europian për 60 vjet. Pra na duhet të gjejmë burime që të zgjerojmë potencialin tonë dhe të krijojmë një ekonomi më të zgjeruar, është mënyra më e mirë për ta bërë. Nuk po them se është e lehtë por është mënyra më e shpejtë për të dyfishuar rritjen e tregtisë., që do të thotë se diferenca me BE do të shkurtohet në kohë dhe i gjithë si rajon do të ecë më shpejt.

A është tregu ynë i lirë dhe konkurrues? A është i udhëhequr nga shteti ligjor?

Cadez: Mund të flas vetëm nga eksperienca e biznesmenëve tanë. Nuk kam dëgjuar asnjë problem që kanë patur ata këtu. Por administrata publike e gjithë rajonit, ka probelmin e kapaciteteve. Duhet të kuptojmë se nuk jemi Norvegjia apo Suedia. Ka një problem të kapacitetit apo të kualifikimit të administratës publike, që duhet të përmirësohet. Qeveria e re po bën shumë këtu në Shqipëri, qeveria jonë në Serbi gjithashtu po punon shumë. Kompanitë janë shumë të kënaqura, thonë që erdhën këtu, gjetëm një partner lokal të mirë dhe nënshkruam një kontratë dhe është gjë e mirë. Ne si anëtarë të Dhomës së Tregtisë, jemi njerëz që po krijojmë marrëdhënie të mira, që po krijojmë ambient më të mirë për biznesmenët. Puna jonë nuk është gjë tjetër veçse të bëjëm këtë, për të krijuar një klimë dhe të flasim me administratën se si shkurtojmë procedurat në mënyrë që biznesmenët ta kenë të lehtë për të punuar. Ajo që ata duhet të bëjnë mirë, është të prodhojnë produkte të mira, të gjejnë tregje të reja, të krijonë vende pune dhe investime. Këtë duhet të bejnë., dhe duhet të luftojmë për këtë

Ka gjithmonë një diskutim mbi tregun e rregulluar, të parregulluar apo të mbirregulluar Si është situata e tregut në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri?

Cadez: Nuk jam i përfshirë në çdo detaj por ajo që shoh këtu është se qeveria shqiptare me të vërtetë po bën shumë për t’i bërë rregullat sa më të thjeshta, psh çfarë na duhet për lejet e ndërtimit, lejet për të marrë elektricitet, për gjërat që duhen kur prodhon diçka. E kam vënë re që po përpiqen shumë për ta bërë këtë, dhe e njëjtë është situata në gjthë rajonin. Nuk është e lehtë, po vijmë nga një e shkuar që tregjet tona ishin shumë të mbirregulluara por situata tani dhe situata përpara 40 viteve, ka një epokë të tërë në mes nga si ishte dhe se si është. Ka nevojë për më shumë por sa jen e më shumë kemi një sektor privat ekonomikë që po krijon politika duke krijuar mjedis ekonomik dhe qeveritë sa vjen e më shumë po dëgjojnë atë që thonë bizneset dhe atë që ata rekomandojnë në ndryshimin e rregullave, ndryshimin e kornizave ligjore, ligjet, sepse ata po përballen me këto rregulla në punën e përditshme dhe kush tjetër mund të thotë se ku është problemi se sa komuniteti i biznesit. Ky është problemi më i madh që ka rajoni, që qeveritë të zbulojnë se duhet të kenë një dialog me sektorin privat. Nga ana tjetër dua të them se ne si anëtarët të Dhomës së Tregtisë së gjithë rajonit ishim të parët që krijuam një institucion për gjitha rajonin. Forumi i Dhomës së Investimeve. Bashkuam 6 dhoma së bashku, nga Serbia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria, i vendosëm në një Dhomë duke krijuar një pikë ku gjenerohen rekomandimet për qeveritë dhe mund të komunikojmë më lehtë për problemet që përballemi me biznesin në rajon.

Si ndihmojnë këto Dhoma për të sjellë investitorë të huaj në rajon?

Cadez: Ne duam të promovojmë rajonin si një destinacion investimi dhe sinergjitë e ekonomive tona si një arsye e mirë për të ardhur këto sepse tregtia në rajon do të jetë më e madhe se ajo që është në BE. Nëse thua që ke para dhe do të bësh biznes, është e arsyeshme të vish në këtë rajon dhe të investosh dhe për të fituar para. Sepse investitorët nuk vijnë sepse kanë emocione, ata vijnë sepse duan të bëjnë para dhe shohin parashikueshëmërinë dhe stabilitietin. Mendoj se e kemi arritur këtë në vendet tona që na duhet një stabilitet politik, që na duhet mjedis i parashikueshëm për bizneset dhe Dhomat po shtyjnë qeveritë për të shkuar në këtë drejtim dhe për të ndihmuar kompanitë të gjejnë njëra-tjetrën, të gjejnë mundësitë. Kjo është një mundësi, psh është sektori i turzimi t në Shqipëri, në 10 vite do të jetë një sipërmarrje e madhe. Investo tani. Ejani nga Norvegjia, nga Turqia, nga Gjermania, investoni tani bashkë me partnerët tanë lokalë sepse do të keni sukses. Pra ne si dhoma nuk shkojmë direkt me investitorët për të ardhur të investojnënë në vendet tona. Ne nuk flasim për vendet tona, ne gjithmonë promovojmë rajonin dhe mendoj se kjo është e rëndësishme sepse nëse një investitor sheh një ekonomi me 18 milion njerëz, i sheh me më shumë vëmendje këto mundësi se sa e sheh për vetëm një vend.

Si rajon qëllimi ynë është t’i bashkohemi BE. Kur të ndodhë kjo, si do t’i prekë kjo tregjet tona. A do vuajnë tregjet tona?

Cadez: Për Bashkimin Europian kjo është një mundësi e mirë sepse po vjen një treg që është i madh, i mirërregulluar, me standarde, i sinkronizuar. Ajo që ne duhet të bëjmë të përgatitemi shumë mirë që në momentin kur të anëtarësohemi, sepse nëse jemi të papërgatitur, nuk do vuajnë vendet anëtare të BE, por do të vuajmë ne. E gjitha ajo që duam të arrijmë me zonën ekonomike rajonale, është të përgatisim veten dhe të jemi gati, që në momentin që do t’i bashkohemi BE, të jemi të aftë të mbijetojmë, ne tregjet globale.

Faleminderit President

Cadez: Faleminderit

Shkruar Nga
More from Revista User

Pak Red Rosè Champagne në flokët tuaj

Është një ngjyrë fashion dhe verore. Pse të mos guxoni të shkëlqeni...
Read More