Presidenti i Egjiptit i dhuron Arabisë Saudite dy ishuj

ishuj

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, ka ratifikuar një traktat të diskutueshëm duke i dhuruar Arabisë Saudite, dy ishuj kryesisht të pabanuar në Detin e Kuq.

Marrëveshja për dorëzimin e ishujve të Tiranit dhe Sanafirit u aprovua gjatë një vizite në Egjipt nga të Mbretit arab një vit më parë. Por ajo u mbështet nga parlamenti i Egjiptit javën e kaluar.

Marrëveshja e bujshme ka ngjallur protesta të rralla në Egjipt, dhe mijëra qytetarë kanë akuzuar Presidentin Sisi për “shitjen” e territorit në këmbim të ndihmës saudite.

Megjithatë, një betejë ligjore mbi statusin e ishujve është ende në vazhdim e sipër.

Një gjykatë egjiptiane ka anuluar vendimin e dorëzimit, ndërsa një gjykatë tjetër ka vendosur ta mbështesë.

Javën e kaluar, parlamenti mbështeti marrëveshjen, duke thënë se ai kishte juridiksion e kësaj çështjeje. Por vendimi i tyre nxiti protesta të reje në Kajro.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nga luftërat në Mosul kanë ikur 150.000 njerëz

Më shumë se 150.000 njerëz kanë ikur në përpjekje për t’u mbrojtur...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.