Presidenti kinez u drejtohet ushtarëve: Të jeni gati për luftë dhe mos iu frikësoni vdekjes

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u është drejtuar forcave të armatosura kineze me një fjalim dy minutash, ku ka kërkuar prej tyre që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe potencialin luftarak dhe të intensifikojnë trajnimet për beteja.

Ai ka urdhëruar të gjitha nivelet ushtarake që të jenë të përgatitura.

64 vjeçari, konsiderohet si lideri më i fuqishëm qysh nga Mao Zedong, ish-lideri komunist.

Xi ka kërkuar nga ushtarët që të mos i frikësohen vdekjes, thuhet në një raport të televizionit shtetëror kinez, CCTV.

Presidenti kinez mbajti fjalimin para mijërave ushtarakëve në Boading, provincën Hebei.

Shkruar Nga
More from Revista User

Lum Meghan Markle! Ja titulli mbretëror i aktores pas martesës me princin Harry

Princi Harry i Britanisë së Madhe dhe aktorja Meghan Markle sapo u...
Read More