Presidenti Meta, ngushëllime për viktimat e terrorizmit në Barcelonë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat më të fundit të akteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që goditën dje Barcelonën, një prej qendrave më të mëdha e të rëndësishme evropiane.

Presidenti Meta, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve që humbën njerëzit e tyre të afërt në këto akte barbare terroriste, si dhe uron shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Meta, shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin spanjoll në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Papa Françesku, lëtër kardinalit shqiptar Imzot Ernest Troshanit

Papa Françesku i ka shkruar një letër kardinalit Ernest Simoni-Troshani. Po ju njohim,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *