Presidenti Meta zbret në terren, ndjek nga afër situatën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zbritur në terren ditën e djeshme, për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet.

2-1

Picture 1 of 8

Reshjet e dendura të shiut në dy ditët e fundit, kanë shkaktuar përmbytje të sipërfaqeve të mëdha, sidomos në pjesën jugore të vendit.

Kreu i Shtetit ka shkuar në fshatin Ferras të Fierit, ku është takuar edhe me punonjës të Forcave të Armatosura, të Policisë, si dhe të emergjencave civile.

Grupit të shpëtimit në Fier, u janë bashkuar edhe ekipet e emergjencave të Kosovës

“Kënaqësi të falenderoja sot në Ferras Forcat e Armatosura, ato të Policisë dhe ekipet e emergjencave të Kosovës për menaxhimin plot përkushtim të përmbytjeve të Vjosës në ndihmë të banorëve të rrezikuar.

Mirënjohje për sakrificat e tyre sepse jeta e qytetarëve është e para”,- shkruan Presidenti Meta.

Meta shkoi mbrëmjen e sotme edhe në qytetin e Beratit, për t’u njohur nga afër me situatën e krijuar në këtë qark, nga përmbytjet e shkaktuara 2 ditët e fundit, si rezultat i daljes nga shtrati të lumit Osum.

Ndalesa e parë e Presidentit Meta ka qënë në konviktin e shkollës së mesme induatriale “Stiljano Bandilli”, ku edhe janë krijuar nga bashkia e qytetit ambientet për akomodimin dhe strehimin e personave të evakuuar nga banesat e përmbytura.
Në këtë konvikt janë vendosur që prej mëngjesit të sotëm familjet rome, shtëpitë e të cilëve janë akoma me ujë si dhe endacakët e qytetit.

Më pas Meta është ndalur në prefekturën e qarkut Berat, ku ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe shtabin e emergjencave civile, ku prefekti i qarkut Harilla Dafa e ka njohur me situatën e krijuar nga përmbytjet në qarkun e Beratit.

Presidenti Meta është shprehur se edhe pse Osumi është qetësuar pasojat kanë qënë serioze dhe aktualisht kemi banorë të përmbytur që janë strehuar nga bashkia por kemi edhe dëme të shkaktuara në banesa dhe biznese.

“Kjo situatë e krijuar-ka thënë Meta-kërkon kujdes të vazhdueshëm për të ardhmen sepse dimri po bëhet më i vështirë dhe i paparashimueshëm”.

Shkruar Nga
More from Revista User Read More