Presidenti Trump pret në zyrën e tij Kim-in

Në pritje të takimit me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, presidenti amerikan, Donald Trump ka pritur një tjetër Kim.

Trump postoi një foto nga takimi me Kim Kardashian në Zyrën Ovale.

Ai e quajti një takim të madh.

Presidenti diskutoi me yllin e shfaqjeve reality për reformën në burgje dhe lehtësimet për dënimet e personave për drogë.

Në fokus të fushatës së Kim Kardashian është lehtësimi i dënimit për stërgjyshen Alice Johnson.

63-vjeçarja është dënuar me burgim të përjetshëm pa të drejtë falje për pjesëmarrje në një grup të trafikut të drogës.

Kim Kardashian mësoi për rastin e saj në rrjetet sociale dhe nisi të lobojë.

Johnson u dënua në vitin 1996 për trafik droge dhe pastrim parash, megjithatë roli i saj në organizatën kriminale ishte minor.

kim2kim3kim4kim5kim6
 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Krijohet fronti anti-perëndimor, Kina del në krah të Rusisë

  Gjatë një vizite në Moskë, ministri kinez i Mbrojtjes ka thënë...
Read More