Presidenti Trump shkarkon Sekretarin e Shtetit, zëvendësohet menjëherë…

 

Ishte përfolur prej kohësh, por sot është marrë vendimi.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkarkuar Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson.

Në vend të tij do të vendoset shefi i CIA-s, Mike Pompeo.

Presidenti Trump e ka falenderuar zotin Tillerson përmes një njoftimi në Twitter.

Ai tha se Sekretari i ri i Shtetit do të bëjë një punë fantastike.

Tillerson, një ish-shef ekzekutiv i kompanisë ExxonMobil, ishte caktuar në këtë detyrë një vit më parë.

Presidenti ka nominuar zonjën Gina Haspel si drejtoreshë e CIA-s.

Nëse miratohet, ajo do jetë e para grua që drejton agjencinë e inteligjencës më të fuqishme në botë.

Raportohet se Trump i kishte kërkuar Tillerson që të largohej që të premten. Ky i fundit ndërpreu një udhëtim në Afrikë për t’u kthyer në Uashington.

Burimet thonë se shkarkimi vjen në kohën kur Trump po përgatitet për bisedime me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Trump ka pasur vazhdimisht përplasje me Tillerson, të cilin e vlerësonte se ishte shumë ‘establishment’ në mendimet e tij.

Shkruar Nga
More from Redaksia

E hijshme, me fizik perfekt… Kate Middleton shkëlqeu në dasmën e kunatit

Të paktën një muaj nga lindja e fëmijës së saj të tretë,...
Read More