Prestigjozja Forbes: Shqipëria, cep i harruar i Europës, ndër vendet më të bukura për tu vizituar

kw5dswrh

Revista  e famshme “Forbes” e rendit vendin tonë të 30-tën në vendet më të bukura për tu vizituar gjatë vitit 2017.

“Ky cep i harruar i Europës është një destinacioni  i mrekullueshëm për të kaluar pushimet me shumë pak shpenzime. Me plazhe fantastike duke përmendur portin detar në Sarandë, Shqipëria  u dhuron vizitorëve mundësinë të shijojnë ujrat Mesdhetare me cmime të arsyeshme,” kështu e  përshkruan revista Shqipërinë.

Prestigjiozja e konsideron vendin tonë jo vetëm një bukuri natyrore por edhe një mundësi ku mund të kalosh pushimet me pak shpenzime.
“Akomodimi kushton nga 5 dollarë për person  dhe udhëtimet ne det me anije në ishujt përreth kushtojnë pak. Po ashtu vendi të ofron mundësinë të vizitosh qendra historike ku hyrja kushton pak vetëm 2 apo 5 dollarë,” thuhet më tej në shkrim

“Forbes” fton lexuesit e saj të vizitojnë bukuritë e vijës bregdetare të Sarandës, qytetit malor mesjetar të Gjirokastrës dhe rrënojat romake të Butrintit. Nga qyteti malor mesjetar i Gjirokastrës në rrënojat romake në Butrint, të ofrohet një anë krejt e ndryshme e Europës, e cila sygjeron “Forbes” duhet vizituar patjetër përpara se kjo zonë të jetë mbipopulluar .

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjermanët po amatosen

Gjermanët po amatosen. Gjithnjë e më shumë qytetarë gjermanë po bëjnë të...
Read More