Prezantoi platformën ‘Be Best’, Melania Trump akuzohet sërish për plagjiaturë

Melania Trump, Zonja e parë e Amerikës, bashkëshorte e Presidentit Trump ndodhet për të disatën herë në qendër të akuzave për plagjiaturë.

Në një broshurë të paraqitur nga Melania Trump për fushatën mbi lundrimin e sigurtë të fëmijëve në internet, është vërejtur një ngjashmëri befasuese me një dokument me të njëjtën përmbajtje të lëshuar nga administrata Obama.

Zonja Trump nisi të hënën iniciativën Be Best, lëvizje të cilës i ka dedikuar dhe një website ku prindërit mund të gjejnë broshurën me informacione mbi lundrimin e sigurtë të fëmijëve në intërnet.

Por pas reagimeve të ashpra në mediat sociale përmbajtja u korrigjua dhe u përkufizua si një promovim që zonja Trump i bën broshurës ekzistuese.

Një tjetër rast plagjature u shënua në vitin 2016, kur zonja e parë gjatë një fjalimi kishte përdorur të njëjtat fjalë me paraardhesen e saj Michelle Obama.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 14 prill

  Dashi Venusi në dashuri do të japë pasion dhe kuptim të...
Read More