Prifti: Ja si dallohet i pushtuari nga djalli me një të sëmurë mendor

ekzorcistiNjerëzit që thuhet se janë të sëmurë mendorë, në fakt mund të jenë të pushtuar nga djalli.

Një prift, që kryen ekzorcizëm, ka publikuar disa të dhëna se si mund të bëjmë dallimin.

At Cipriano de Meo nga rajoni juglindor i Italisë, thotë se një lutje është kyçi për të bërë dallimin.

64-vjeçari shprehet: “Zakonisht them një lutje të gjatë deri në pikën kur nëse ka një djall të pranishëm, ka edhe një reagim”.

Personi i poseduar reagon i shqetësuar ndaj lutjes, përfshi këtu “shprehjet e fytyrës, fjalët kërcënuese, por mbi të gjitha blasfemi kundër Zotit”.

Sipas Katekizmit të Kishës Katolike, sëmundjet mendore dhe pushtimi nga djalli janë të ndryshme.

“Ekzorcizmi është dëbimi i demonëve përmes një autoriteti shpirtëror”.

“Sëmundja, sidomos sëmundjet psikologjike, janë një çështje shumë e ndryshme. Trajtimi i tyre është në dorën e shkencës mjekësore”.

“Prandaj, përpara se të kryhet një ekzorcizëm, është e rëndësishme të konstatojmë nëse kemi praninë e djallit apo një sëmundje”.

At de Meo thotë se ekzorcizmat janë të ndryshme, ndaj duhet një trajnim ekstrem për priftërinjtë që do trajtojnë praninë e djajve.

Ai shton se peshkopi i tij e ka lejuar atë të krijojë shkollën e tij të ekzorcizmit prej 13 vitesh.

Kisha thotë se vitet e fundit ka një rritje të pazakontë të pushtimit nga djalli për shkak të rritjes së okultes.

At de Meo thotë se njerëzit duhet të kthehen tek perëndia në raste të tilla.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Precedenti i vitit 2013: Ja pse Basha po sulmon LSI-në

Prej dy ditësh, Lulzim Basha po i mëshon shumë faktit se demokratët...
Read More