Princesha e Kurorës, Victoria e Suedisë, me veshje sportive për një drekë me djalin, Prince Oscar

Princesha e Kurorës Victoria e Suedisë, Dukeshë e  Västergötland, vajza e madhe e Mbretit Carl XVI Gustaf, e cila, nëse vjen në fron siç edhe pritet, do të jetë Mbretëresha e katërt  e Suedisë që nga viti 1720,  pati një takim – drekë si nëna me djalin e saj të vogël, Princin Oscar.

Dreka  u konsumua në restorantin Svärdsklova të Suedisë të hënën, më 10 korrik.

Thomas Tallberg, i cili është ambasador për restorantin që u hap në qershor, ndau një fotografi të mysafirëve mbretërorë të restorantit duke theksuar (në suedisht) se ata shijuan një “drekë të mrekullueshme në diell”.

Mbretëresha e ardhshme, 39 vjeçe, ishte veshur sport me një triko marinari dhe kapele të New York Yankees për ekskursionin ditor.

Ndoshta princesha Madeleine, motra më e re mbretërore, bleu një suvenir amerikan kur ajo jetoi në Manhattan para se të kthehej në Evropë në vitin 2014 ose është e mundur që Victoria bleu një suvenir gjatë një prej udhëtimeve të saj zyrtare në Big Apple.

Në foton e re, Princesha e Kurorës me ëmbëlsi e mbajti djalin e saj njëvjeçar, ndërsa po pozonte me Emma Lundström.

Oscar dukej i adhurueshëm për drekën e veshur me një triko nautike, me shirita. Ndërsa për motrën e madhe të princit, Princesha Estelle, e cila nuk duket të jetë e pranishme për shëtitjen e verës, është raportuar më 10 korrik se pesëvjeçarja do të ketë një tren të quajtur me emrin e saj.

Princesha Victoria u hap në lidhje me ballafaqimin e saj me një çrregullim të ngrënjes. 

Ne kemi bërë shumë përparime në destigmatizimin e problemeve të shëndetit mendor, por gjithsesi është gjithmonë freskuese të dëgjosh dikë që ka ndikim të hapur për përpjekjet e tyre.

Sipas People, Princesha Victoria e Suedisë foli për çrregullimin e saj të mëparshëm mbi të ushqyerit në stacionin SVT, duke kujtuar se, ndërsa ajo përfundimisht e kapërceu anoreksinë që ajo zhvilloi si adoleshente, ankthi me të cilën luftoi ende vazhdonte.

“Më parë mendova se isha jo fort e zgjuar dhe e ngadalshme”, tha Princesha, e cila gjithashtu ka dyslexia. “Ankthi i performancës që kisha është ende atje.”

Megjithatë, ajo tha: “Më kanë dhënë mjete të ndryshme dhe mësova se si ta menaxhoj ankthin.”

Ndërsa mund të jetë e lehtë të spekulohet se pozita e saj e profilit të lartë (duke qenë një princeshë nuk është aspak e lehtë), mund të ketë kontribuar në ankthet e saj dhe problemet e shëndetit mendor, Princesha Victoria ishte e shpejtë për të hedhur poshtë idenë.

“Ka shumë arsye për t’u ndier keq, aq sa ka njerëz” – tha ajo, duke shtuar se me kalimin e kohës ajo ka qenë në gjendje ta lehtësojë ankthin e saj.

Kapërcimi i përpjekjeve të veta e ka bërë më të ndjeshme ndaj të tjerëve, atyre që mund të përballen me probleme të ngjashme . Princesha i tha SVT se ishte e shqetësuar me “të gjitha imazhet e përsosura që janë ngarkuar në mediat sociale dhe pasojat që mund të kishin mbi të rinjtë, shëndetin mendor të njerëzve”.

Shqetësimi i saj i bën jehonë një studimi nga më parë këtë vit që zbuloi se Instagram ishte aplikacioni më i keq për shëndetin mendor, të cilin ekspertët ia kanë atribuar faktit se është një aplikacion ku fotografitë personale shpesh marrin në qendër dikë – shpesh duke na lejuar të shohim vetëm filtrimin, një fragment të prerë, dhe redaktuar imazhet e jetës së dikujt.

Ndërsa Instagram sigurisht nuk është fajtor për të gjitha problemet e shëndetit mendor dhe nëse ndikon në mirëqenien e mendjes suaj varet nga një shumëllojshmëri faktorësh, kjo është edhe një kujtesë se, siç tha Princesha Victoria, “ka shumë arsye për t’u ndier keq “- dhe ata janë të gjithë të vlefshëm.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Eksportet, ekonomia shqiptare nuk po shfrytëzon kapacitet e veta

Vlerësimi i FITCH: Shqipëria nuk do të jetë në gjendje që të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *