Princi George ka pseudonimin më të admirueshëm për Mbretëreshën, dhe ne nuk ja kishim idenë!

Pavarësisht marrëdhënies me Princin William që në vitin 2003, ndërsa studionte në Universitetin e St Andrews, vetëm në vitin 2008 Kate Middleton, më në fund, u lejua të takonte Mbretëreshën.

Në fjalën e saj me rastin e fejesës me Dukën e Kembrixhit në Nëntor 2010, Kate zbuloi se së pari e takoi Monarken në dasmën e nipit më të madh të Mbretëreshës, Peter Phillips.

“Ishte në mesin e shumë miqve të tjerë dhe ajo ishte shumë miqësore”, zbuloi ajo. William shtoi: ‘Ajo kishte dashur të takonte Kate prej një farë kohë.’

Dhe në vitet që rrodhën që atëherë, Kate dhe gjyshja nga ana e bashkëshortit janë vërejtur duke shijuar shoqërinë e njëra – tjetrës gjatë vizitave të shumta publike.

Por, çfarë mendon vërtet Kate për Monarken?

E pra, në një speciale të ITV në prill të vitit të kaluar, për të shënuar ditëlindjen e 90-të të Mbretëreshës, Dukesha foli për marrëdhënien e adhurueshme që ajo ndan me gjyshen nga ana e bashkëshortit.

“Ajo ka qenë shumë bujare dhe nuk ka qenë aspak imponuese në asnjë nga pikëpamjet e saj, por unë mendoj se ajo ka qenë një udhërrëfyese e butë në të vërtetë për mua”, tha ajo.

Ajo gjithashtu zbuloi pseudonimin e adhurueshëm të princit George për stërgjyshen e tij të madhërishme.

“George është vetëm dy e gjysmë dhe e quan Gan-Gan.

“Ajo gjithmonë lë një dhuratë të vogël ose diçka në dhomën e tyre kur shkojmë e qëndrojmë dhe kjo vetëm tregon dashurinë e saj për familjen”, shtoi ajo.

Epo, ‘Gan-Gan’ sigurisht është më mirë se nofka e Princit William për gjyshen e tij si fëmijë.

Sipas gazetës Daily Mail, kolumnisti i shoqërisë së lartë i thashethemeve,  Richard Kay,  zbulon se Princi William përdorte për të thirrur mbretëreshën  emrin ‘Gary’ kur ishte i vogël pasi përpiqej të shprehte ‘Granny’.

Kay kujton se Mbretëresha e ndihmoi Uilliam pasi ai kishte rënë në Pallatin e Buckinghamit, pasi thirri për ‘Gary, Gary’.

Një mysafir që shkoi për të ndihmuar pyeti se kush ishte Gary, duke supozuar se ajo duhet të jetë një anëtar i familjes mbretërore.

“Unë jam Gary”, shpjegoi Mbretëresha tek mysafiri i hutuar, teksa e mori atë. “Ai nuk ka mësuar të thotë ende Granny”.

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Azem Hajdari ‘rikthehet’ në Tropojë!

Bashkia e Bajram Currit, inauguroi shtatoren e ’Heroit të Demokracisë’ Azem Hajdari....
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.