Princi Harry dhe Meghan Markle martohen në verë

Princi Harry dhe e dashura e tij, aktorja Meghan Markle mund të martohen në verë, mundësisht brenda qershorit.

Është shtypi britanik dhe amerikan që flasin përkëtë, sidomos tani që aktorja ka braktisur totalisht “Suits”, serialin televiziv ku ishte protagoniste për shtatë sezone.

Meghan, në fakt, ka lënë Kanadanë dhe është transferuar në Londër, dhe sipas Daily Star çifti janë në pritje të një përgjigje nga arqipeshku i Canterbury Justin Welby për tu martuar në Kishë, pasi aktorja ka një divorc mbi shpatulla. Ajo u nda në 2013 nga bashkëshorti i saj i parë Trevor Engelson, pas dy vitesh martesë.

Nëse vjen miratimi, është Mbretëresha Elisabet ajo që do të japë fjalën e fundit.

Shkruar Nga
More from Revista User

17-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik me “BMW X6”

17-vjeçari Kristi Panajoti, që humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi ra në...
Read More