Princi ndez sherrin: Familja që nuk e pati kurrë

Princ Harry ka ndezur një përplasje mes tij dhe familjes së të fejuarës, aktores Meghan Markle.

9-1

Picture 1 of 4

Duke folur për Radio 4, princi britanik tha se e fejuara e tij kaloi një Krishtlindje fantastike pranë familjes mbretërore.

Ai tha se familja e tij ishte e lumtur që 36-vjeçarja ishte pranë tyre.

“Ne jemi familja që nuk e pati kurrë,” tha Harry.

Por këto komente kanë sjellë zemërimin e gjysmë-motrës së aktores, Samantha.

Ajo ka kritikuar deklaratat e 33-vjeçarit.

“Në fakt Samantha e ka një familje të madhe, që ka qenë dhe është gjithmonë pranë saj. Shtëpia ishte shumë normale. Kur babai dhe Doria u divorcuan, ne e bëmë që të ndjehej sikur kishte dy shtëpi.

Askush nuk ka pasur probleme. Familja e Meg është e kompletuar me motrën, vëllain, hallat, xhaxhallarët, kushërinjtë dhe ai që mban të ngjitur fort familjen është babai ynë fantastik vetësakrifikues. Martesa thjesht do e zgjerojë më shumë familjen.

Ajo ka një familje të madhe. Gjithmonë e ka pasur. Babai ynë është fantastik dhe sakrifikon shumë”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Turqia akuzon Gjermaninë për mbrojtje të armiqve të saj

Turqia akuzoi dje Gjermaninë për sjellje skandaloze pas anulimit të lejeve për...
Read More