Princi William: Fëmijët e mi kanë vetëm dy gjyshe: Lady D dhe nënën e Kate

Deklaratat e Princit William nuk përfshijnë Familjen Mbretërore…

Ai e thotë në dokumentarin “Diana, Nëna jonë: Jeta dhe Trashëgimia e saj”, por për Kamilën kishte folur gjithmonë mirë …

Gjyshet e Familjes Mbretërore janë dhe do të jenë gjithnjë dy: Princesha Diana dhe Mamaja e Kate Middleton, Carole Elizabeth. Kjo është ajo që Princi William tregon në dokumentarin “Diana, Nëna jonë: Jeta e saj dhe Trashëgimia jonë”, i cili ka dalë këtë vit dhe i destinuar për të deshifruar mes rreshtave familjen.

“Kur i vendos fëmijët në shtrat, u them atyre anekdota rreth gjyshes Diana, sepse është shumë e rëndësishme të dinë se kush ishte ajo. George dhe Charlotte kanë dy gjyshe, Lady D dhe nënën e Kate”. Janë fjalët e Princit William në një pjesë të dokumentarit që ai vetë është autor, së bashku me vëllain e tij, Princi Harry. Megjithëse nuk kishte asnjë deklaratë të qartë për Camillan, gruan e Princit Charles, Gjysh i Foshnjës George dhe Princeshës Charlotte, do të dukej se William përmend në mënyrë implicite se Camilla nuk është konsideruar në asnjë mënyrë si gjyshja e fëmijëve të Familjes Mbretërore.

Sidoqoftë, Princi William dhe Princi Harry gjithmonë kanë folur shumë mirë për nënën e tyre adoptuese. Në një intervistë për BBC-në në vitin 2005, Harry e përshkroi Kamilën si “një grua të mrekullueshme”. Gjithashtu, Camilla duket se ka raporte mira me Kate Middleton (për martesën e tyre, Camilla i dha Dukeshës së Kembrixhit dhe Princit Ëilliam një byzylyk me inicialet e tyre).

Pra, gjendja familjare mes anëtarëve, qofshin gjak apo jo, të familjes mbretërore në Angli duket e qetë. Sipas “Closer Weekly”, Camilla nuk do të donte të merrte pjesën e gjyshes së atyre që do të ishin zyrtarisht nipërit e mbesat e saj, sepse ajo kurrë nuk e kishte menduar të zinte vendin e të përjetshmes Diana.

Shkruar Nga
More from Revista User

80% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën 35 vjeç

Rreth 23 mijë fëmijë e adoleshentë (nga zero deri në 17 vjeç)...
Read More