Prindërve nuk u pëlqen i dashuri im – çfarë të bëjë?

Kjo është pyetje që shumë vajza ia kanë bërë vetes para se t’ia kenë prezantuar të dashurin familjes: “Çfarë nëse prindërit e urrejnë të dashurin tim?”

Çdo vajzë dëshiron që familja dhe i dashuri apo burri të kenë një lidhje të mirë mes vete, dhe shumicën e kohës kjo ndodh pa problem.
Por ndonjëherë, njëri apo të dy prindërit mund të mos jenë të kënaqshëm me zgjedhjen e vajzës, dhe gjërat mund të bëhen më problematike

“Nëse nuk ju trajton mirë, apo partneri nuk sillet mirë me anëtarët tuaj të familjes, atëherë padyshim se familja e ka me të drejt t’ju mbrojë dhe t’i ndajë brengat me ju”, thotë lindsay Chrisler, eksperte e lidhjeve.

“Por nëse partneri sillet mirë me ju, dhe e dashuroni atë, atëherë familja vërtet duhet ta pranojë atë”, ka shtuar ajo.

Para se të konfrontoheni me familjen, Chrisler sugjeron të mendoni mirë se përse anëtarët e familjes mund të mos jenë fansa të partnerit tuaj.

Pra, përpiquni të kuptoni se përse familja nuk ndihet si ju dëshironi që ata të ndihen për partnerin tuaj, dhe kjo nuk do të thotë se patjetër duhet ta pranoni arsyetimin e tyre, por thjesht të jeni të vetëdijshëm për arsyen e familjes.

Gjëja tjetër që duhet të bëni është t’i vendosni prindërit mënjanë dhe të bisedoni për këtë temë. Tregojuni prindërve sa të lumtur ju bën ai person dhe sa është e rëndësishme që familja ta pranojë atë person.

Flisni për anët e mira të lidhjes dhe, nëse prindërit ju duan juve, patjetër se do t’i lënë mënjanë problemet që i kanë me partnerin tuaj.

Kur prindërit janë në dhomën e njëjtë me partnerin tuaj, bëjeni më të mirën që bisedën ta udhëhiqni në një drejtim pozitiv. Flisni për diçka që prindërit dhe partneri juaj kanë të përbashkët – qoftë kjo politika apo profesioni i karrierës.

Por nëse asnjëra nga këto nuk funksionon, dhe ndiheni se asgjë nuk do ta rregullojë këtë ‘mesele’, atëherë gjëja më e mirë që mund ta bëni është thjesht t’i lini gjërat të rrjedhin vetë.

Ju nuk mund të merrni përgjegjësi për ndjenjat e personave tjerë, por duhet të jeni e lumtur vet.

A do të ishte e mirë që prindërit tuaj dhe partneri të kenë një lidhje të mirë? Absolutisht që po! Por, nëse nuk kanë lidhje të mirë, mbani mend diçka: ju jeni e lidhur me partnerin tuaj, jo familja.

Nëse familjes nuk i pëlqen partneri juaj, nuk keni ç’të bëni përveç se të mos i lini ndjenjat e prindërve të ndikojnë në lidhjen e mirë që e keni me partnerin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mallkimi i shqiptarëve për çekët, turistja rrëzohet në kanionet e Skraparit

Një turiste çeke ka pësuar një aksident në kanionet e Skraparit. Mësohet...
Read More