Prishja e shtëpive te liqeni i thatë, reagon Malltezi: Ndërtuesit të Surrelit, Rama ia legalizoi shtëpinë në park

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar ditën e sotme në Facebook në lidhje me dy standardet që po ndjek Rama me pronat e shqiptarëve në Liqenin e Thatë.

Malltezi thekson se Rama nuk prish vilat e ndërtuara gjatë qeverisë së tij brenda në park, por prish shtëpitë e banimit të njerëzve pa mbrojtje.

Ja çfarë shkruan Malltezi:

Dyfytyrësia në veprim! Më 29 Janar 2015 nga foltorja e PD denoncova ndërtimet e paligjshme të ndërtuesit të sarajeve te Surrelit që po shpërblehej në natyrë me ndërtime të paligjshme mes parkut të madh të Tiranës në kundërshtim me 4 ligje ne fuqi.

Hajduti Lame doli të bëjë dëshmitarin fals, por e mbylli gojën kur i paraqitëm edhe vendimet e KRTRSH edhe vendimet për prishje.

Sot po shoh një Tiranas majë çatisë së vet se do i prishin shtëpinë që ka ndërtuar para 20 vitesh se është brenda zonës së mbrojtur!

Pse z. Nela tashmë i ka te ligjshme sarajet? Ndryshoi gjë vija e parkut sipas deshirës së Edit të Surrelit?

Shkruar Nga
More from Revista User

Përgjimet e Habilajve/ Gazetarja: Policia italiane i kapi gafil duke folur për ish-ministrin Tahiri

Përfshirja e emrit të ish-ministrit Saimir Tahiri në përgjimet e Habilajve nga...
Read More