Prishja e Teatrit Kombëtar, artistët hyjnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Një grup artistësh kanë hyrë në ambientet e këshillit bashkiak të Tiranës aty ku po zhvillohet mledhja. Në rend të ditës për miratim është edhe pika e cila i hap rrugë prishjës së Teatrit Kombëtar.

Në mbështetje të artistëve janë edhe këshilltarët e djathtë, të cilët thanë se në mënyrë mafioze do të nisë rruga për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka pasur tensione për shkak të pikës 7 të rendit të ditës.

Kjo pikë kërkon që të vendoset për përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat për marrveshje të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat e Bashkisë së Tiranës. Kjo sipas këshilltarëve të opozitës bëhet për të përshpejtuar procedurat për tjetërsimin e hapësirave të Teatrit Kombëtar, duke ia kaluar një kompanie private.

Këshilltarët e PD-së dhe të LSI-së braktisën mbledhjen, teksa thanë se Erion Veliaj nuk ka votat e mjaftueshme për të kaluar vendimet.

‘’Opozita në këshill, PD e LSI, vazhdojmë të mbajmë marrëdhënie të kushtëzuar me këshillin bashkiak. Kjo është kushtëzuar nga prania e përhershme e 6 individëve me mandate false. Ata sillen sikur janë këshilltarë dhe votojnë si të tillë. Prania e tyre hedh në erë legjitimitetin e këshillit bashkiak.

Pse duhet prania e tyre? Kjo duhet për të përgatitur akte si ky që janë sjellë sot për vendim. Dy janë absolutisht kriminale: projekti i sponsorizuar nga një mafie e re, ajo e naftës në Tiranë, për të betonizuar Parkun Rinia. Kjo votë kërkon 3/5.

Vendimi i dytë: Prishja e Teatrit Kombëtar. Këto vota ata sot nuk i kanë, asnjë ditë nuk do t’i kenë për sa në këtë këshill do të jetë kjo opozitë.

Ne do bëjmë barrikadë për këto dy krime mafioze. Çdo gjë që ndodh në atë sallë është e kompromentuar. Sot grupi që mbështet PS është minorancë”, u shpreh Çollaku pas daljes nga mbledhja e Këshillit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Jeta Dedja Toçila: Çështja LGBT, po abuzohet me fëmijët!

  Nga Jeta Dedja Toçila – A janë qindra dhe mijëra nxënës anëtarë...
Read More