Prishtinë/ I jepet lamtumira ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Mesazhi i ndjerë i së bijës

Sot në Prishtinë, Kosovë, po i jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit të parë të pasluftës, të ndjerit Bajram Rexhepi.

Në aeroportin e Prishtinës ka arritur në mëngjes herët arkivoli i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. Rexhepi ndërroi jetë të hënën në Turqi, në moshën 63 vjeçare.

Ai në muajin prill pësoi sulm në tru, moment nga i cili ndodhej edhe në koma. Pas trajtimit disa ditor në Kosovë, Rexhepi ishte dërguar për trajtim në një spital turk, raporton Telegrafi.

Rexhepi, lindi më 3 qershor 1954 në Mitrovicë. Ishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985.

Punoi për vite me radhë punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.

Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Ndërkaq, më 2002 ishte zgjedhur kryeministër i parë i institucioneve të përkohshme vetëqeverise të Kosovës.

 

Lajmi për vdekjen e ish-Kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi, i ka prekur të gjithë.

Pas shumë statuseve ngushëllimi nëpërmjet medieve sociale nga liderët tanë dhe miq të familjes, ka folur edhe vajza e të ndjerit, Vanesa Rexhepi.

“Të kam në zemër gjithmonë. Faleminderit për çdo sekond ma të bukurin në botë. Të dua vetëm ty”,- ka shkruar Vanesa nën një fotografi të babait të saj të cilën e ka postuar në llogarinë e saj në Facebook.

“Te kam ne zemer gjithmonefaleminderit per cdo sekond ma te bukurin ne bote.Te dua vetem ty,- ka shkruar Vanesa.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gjermania, fuqia e kuletës

Nga Mark Leonard Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.