Pritet për një rinumërim të votave për zgjedhjet në SHBA

nbc-fires-donald-trump-after-he-calls-mexicans-rapists-and-drug-runners

Komisioni zgjedhor në Wisconsin ka pranuar një kërkesë, për një rinumërim të votave, në shtetin fitoi ngushtë me Donald Trump, gjatë zgjedhjeve rreth dy javë më parë.

Kërkesa është paraqitur nga Jill Stein. Ai është zotuar gjithashtu të paraqesë rinumërimet e votave në Michigan dhe Pensilvani.

Një fitore e Hillary Clinton në Wisconsin nuk mund të përmbysë epërsinë e Trump, por ajo i afrohet me 10 vota. E nëse fiton në Wisconsin, Michigan (16 vota elektorale) dhe në Pensilvani (20 vota elektorale) atëherë demokratët do të siguronin fitoren.

Me pranimin e kërkesës për rinumërim të votave dyshimet për ndërhyrjet ruse janë shtuar.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk kanë prova për manipulim të zgjedhjeve në këto tre shtete, ku kandidatja demokrate ishte fituese në sondazhe.

Trump fitoi 290 vota elektorale në zgjedhjet e nëntorit, ndërsa zonja Klinton kishte 232 vota.

Shkruar Nga
More from Revista User

Automjetet me benzinë dhe naftë drejt fundit të tyre

Prej vitit 2040 në Britaninë e Madhe dhe në Francë do të...
Read More