Problemi serioz i vajzave: Si t’i tregoni atij se thjesht nuk ju pëlqen

Nuk mund t’u thoni njerëzve – meshkujve apo femrave – se nuk ju pëlqejnë (apo nuk ju tërheqin) pa ua lënduar ndjenjat. Ky fakt thjesht do t’i lëndojë ata kur dikur e kuptojnë të vërtetën.

Megjithatë mund ta shmangni hapjen e një plage të thellë duke qenë e sjellshme, dhe me siguri se dini si ta bëni këtë.

Duhet të keni parasysh se sado e sjellshme që tregoheni, prapë kur i thoni “jo” apo kur i tregoni se thjesht nuk po ju pëlqen dhe nuk keni ndjenja për të, ai do të lëndohet.

Duhet ta pranoni këtë fakt dhe ta kuptoni se nuk është faji juaj. Ju e keni të drejtën të dilni me këdo që ju pëlqen, dhe nuk jeni e obliguar të dilni me dikë që nuk keni ndjenja për të.

Prandaj nëse nuk dëshironi që ta lëndoni shumë atë, është mirë që t’ia bëni të qartë qysh në fillim sepse aq më shumë kohë që kaloni duke biseduar, ai aq më shumë do të dashurohet në ju dhe rrjedhimisht do të lëndohet më shumë në fund.

Shkruar Nga
More from Revista User

Të paktën 130 të arrestuar në Rusi

Policia ruse arrestoi të paktën 130 mbështetës të opozitarit të Kremlinit, Alexei...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *