Procedim penal për nënën e dy fëmijëve që i vrau babai

marsela3

Policia e Korçës ka njoftuar sot se ka nisur procedim penali për Marsela Toshin, 24-vjeçarja nënë e dy fëmijëve të cilët tragjikisht humbën jetën një ditë më parë pasi u vranë nga duart e babait të tyre.

Ngjarja që ka mbetur ende e pasqaruar mirë, pritet të zbardhet pas dëshmisë së të resë në Polici, e cila ka treguar sot për orët e fundit para se të ndodhte krimi në banesë.

Më datë 05.12.2016, Specialistët e Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases Marsela Toshi, 24 vjeçe, banuese në Korçë.

“Procedimi ndaj saj ka filluar pasi, kjo shtetase ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur dhe më pas është larguar për në shtetin Grek, konkretisht shtetasit J.T dhe V.T të moshave 7 dhe 4 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë, së bashku me trupin e bashkëshortit të kësaj shtetaseje më datë 05.12.2016 në banesën e tyre, në lagjen nr 4 Korçë”, njofton Policia rajonale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” parashikuar nga neni 124 i Kodi Penal.

Mesohet se gruaja ka pohuar qe diten e diele mes çiftit ka pasur grindje dhe ka treguar edhe detaje per momentet e zenkes mes saj dhe burrit.

“Ika ne Greqi qe te punoja. Do te shkoja une ne fillim dhe me pas do t’i terhiqja. Ai me thoshte “na gjej oer te ngrene, bej ç’te duash. Ke femije per te ushqyer”, ka thene e reja ne Polici.

Gruaja, ishte kthyer në banesë pas mesnatës të së dielës dhe ishte larguar rreth orës 16:00 të pasdites të së njëjtës ditë, ku pak orë më vonë ndodhi edhe krimi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çfarë ndodhë nëse i mbështetni këmbët pas murit?

Nëse nuk keni provuar yoga, ndoshta nuk jeni mësuar për të ngritur...
Read More