ProCredit Bank, shërbime bankare 24/7

Intervistë me zonjën Adela Leka, Drejtoreshë e Përgjithshme e Bankës ProCredit 

Shërbime elektronike 24/7 – sot një realitet për klientët e bankës ProCredit

Banka ProCredit, pjesë e Grupit ProCredit Holding, me seli në Frankfurt am Main-Gjermani, operon në Shqipëri prej vitit 1995. Që nga kjo periudhë banka është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme, duke u përqëndruar në ofrimin e shërbimit të specializuar për klientët SME. Kultura korporative dhe modeli i biznesit që aplikojmë na lejon të kemi avantazhe të shumta, si reagimi dhe përshtatja e shpejtë ndaj ndryshimeve të tregut dhe gjithashtu mundëson të kemi një rol kryesues në terma efiçence dhe cilësie për shërbimet që u ofrojmë klientëve tanë.

Ofrimi i shërbimit sipas standardeve të larta gjermane është në fokus të të gjitha bankave të Grupit ProCredit dhe nisur nga ky qëllim kemi ndërtuar gjithë infrastrukturën e nevojshme të shërbimeve online që i përgjigjet më së miri nevojave të klientëve tanë të biznesit dhe atyre private.     

Shërbime efiçente që përmbushin nevojat e klientëve

Është fakt se përdorimi i internetit dhe teknologjisë është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të vërtetë, kjo ka ndryshuar shumë gjëra me ritme të shpejta, duke filluar nga mënyra si ne komunikojmë me njëri-tjetrin deri tek mënyra se si organizojmë jetën dhe bëjmë biznes. Nëse flasim për industrinë financiare dhe për bankat në veçanti, ato kanë pësuar një ndikim transformues dhe të pashmangshëm.

Bankat kanë mundësinë të projektojnë në afatgjatë dhe të përfitojnë nga avantazhet që ofron teknologjia duke investuar në shërbime cilësore për klientët e tyre. Për më tepër, dixhitalizimi i operacioneve bankare të përditshme nxit efikasitetin dhe në këtë mënyrë kontribuon drejtpërsëdrejti në krijimin e avantazheve konkurruese në treg. Duke marrë parasysh avantazhet që ofrojnë këto shërbime, si kursimi në kohë, disponueshmëria 24/7 dhe komisionet e favorshme, mund të pohojmë se përdorimi i shërbimeve bankare elektronike është kthyer në “domosdoshmëri” për bizneset dhe individët që përdorin gjerësisht shërbimet bankare.

Bankë e specializuar për zhvillimin e qëndrueshëm të SME-ve

Këshillimi financiar i personalizuar që ofrohet nga Këshilluesit tanë të Biznesit shërben si themeli i ndërtimit të marrëdhënies afatgjatë me klientët tanë. Ata vizitojnë klientët me qëllim që të analizojnë situatën e tyre financiare dhe risqet përkatëse, për të ofruar këshillim financiar profesional. Gjithashtu banka ProCredit synon të minimizojë ndikimin indirekt në mjedis të aktiviteteve të klientëve të biznesit duke i këshilluar mbi mënyrat se si të përmirësojnë performancën e tyre mjedisore, nëpërmjet kryerjes së investimeve Eko.

Në përputhje me synimin tonë për të qenë “Zgjedhja e parë e bizneseve”, jo vetëm që mbështesim realizimin e planeve të investimit për biznese të qëndrueshme, por gjithashtu sigurojmë shërbime të tjera bankare që lehtësojnë operacionet e tyre të përditshme. Prej disa vitesh ProCredit Bank Gjermani funksionon dhe si bankë korrespondente duke mundësuar për të gjithë klientët e bankave ProCredit në rajon dhe Europë transferta ndërkombëtare me komisione fikse dhe me kushtet më të favorshme në treg. Konkretisht, transfertat hyrëse që kanalizohen nëpërmjet kësaj banke përfitohen pa asnjë komision. Ndërsa ato dalëse kanë një komision fiks prej 2,5 euro për transfertat ProPay dhe komision fiks 15 euro për çdo transfertë tjetër ndërkombëtare.

Risi në treg

Fokusi i veçantë ndaj shërbimeve elektronike ka qenë gjithmonë një ndër prioritetet e ProCredit Bank. Vazhdojmë të ndjekim risitë dhe të jemi banka e parë që prezanton dhe implementon të rejat e teknologjisë në tregun bankar shqiptar. 

Në vitin 2003 prezantuam të parët në Shqipëri kartat e debitit për veprime në ATM dhe në vitin 2009 hodhëm të parët në treg platformën elektronike e-banking. Platformë kjo e cila vazhdimisht është pasuruar me shërbime të reja, duke e bërë një nga platformat më të kompletuara të e-banking që ofron tregu sot. Për të vijuar dhe promovuar më tej këtë përqasje inovative, në përgjigje të kërkesave të klientëve tanë, në vitin 2015 prezantuam konceptin e vetëshërbimit, Zonat 24/7.

Banka ProCredit ofron një rrjet modern degësh si dhe shërbim efikas të pagesave përmes platformës e-banking. Sot që flasim, të gjitha degët e ProCredit janë të pajisura me Zona 24/7. Në sajë të aplikimit të infrastrukturës moderne të shërbimeve elektronike kemi mundësuar që një gamë e gjerë shërbimesh të automatizohen. Mbi 98% e transaksioneve të klientëve tanë tashmë kanalizohen përmes pajisjeve të Zonës 24/7 dhe e-banking. Jemi banka e vetme që ofrojmë depozitime në pajisjet e Zonës 24/7 duke u dhënë mundësi klientëve të biznesit dhe atyre individë të kryejnë transaksione pa limite kohore. Klientët tanë mund të depozitojnë direkt në bakomat për palë të treta në lekë dhe euro.

Ndërsa për tipologjinë e bizneseve të cilët kanë qarkullime në volume të larta parash ofrohet depozitimi në Drop Box, shërbim ky i cili ofrohet si zgjidhja më e favorshme që i mundëson bizneseve të kursejnë kohën e pritjes për të kryer depozitimin dhe njëkohësisht atë të numërimit të cash-it në prani të tij. Jo vetëm kaq, por klientët mund të kryejnë kalime midis llogarive të tyre si dhe drejt palëve të treta brenda bankës, të kryejnë pagesa faturash dhe transferta ndërkombëtare.

Gjithashtu mund të kryhen pagesa doganash, kalime pagash për punonjësit dhe mund të informohen mbi balancën dhe veprimet në llogari direkt nga platforma e-banking. Përveç kësaj, veçanërisht klientët tanë individë, tashmë kanë mundësinë për të kryer transaksione bankare të sigurta, efikase dhe të përshtatshme nga smartphone ose tableti i tyre, nëpërmjet aplikacionit Mobile Banking.

Shërbimet elektronike janë një instrument i rëndësishëm për menaxhimin e transaksioneve të klientëve tanë, kështu që investimi në shërbimet e avancuara online do të vazhdojë të jetë një nga komponentët kryesorë të modelit tonë të biznesit dhe përparësi kryesore për bankën.

Një bankë e besueshme për kursimet tuaja

Pjesë e misionit të bankës ProCredit është promovimi i kulturës së kursimit, si mënyra më e sigurt për krijimin e aseteve personale apo familjare. Nëse flasim për depozituesit në bankën ProCredit, ne fokusohemi tek bizneset dhe ata individë që zgjedhin të kursejnë me ProCredit në afatgjatë. Nëse analizojmë likuiditetin që ka tregu sot, mund të themi me bindje që në tregun shqiptar ka mjaft potencial. Depozitat me afat, llogaritë e kursimeve si dhe balancat në llogari të klientëve tanë janë burimi më i rëndësishëm për sigurimin e fondeve për kredidhënien e bankës dhe përdorimi i fondeve të klientëve tanë me përgjegjshmëri ka rëndësi primare.

Për më tepër, në mënyrë të vazhdueshme sjellim shërbime të reja bankare që kanë veçori me vlerë për klientët tanë, të tilla si fleksibiliteti dhe thjeshtësia. Së fundmi kemi prezantuar në treg “Flex Save”, një llogari kursimi e cila përveç normës së favorshme të interesit ofron kalim të interesave të fituar çdo muaj në llogarinë e lidhur rrjedhëse, duke i dhënë mundësinë klientit të përdorë sipas nevojave të tij interesat e fituar çdo muaj. Kreditimi mujor i interesave ofrohet edhe për depozitat me afat, të cilat ofrohen në një larmishmëri afatesh, nga 12 në 60 muaj.

ProCredit Bank Shqipëri zotërohet 100% nga ProCredit Holding, aksionarët e së cilës janë institicione ndërkombëtare të orientuara drejt zhvillimit. Grupi mbikëqyret në mënyrë të konsoliduar nga autoritete të larta gjermane (BaFin dhe Bundesbank), duke siguruar se Grupi ProCredit vepron në përputhje me praktikat më të mira bankare ndërkombëtare dhe standarde gjermane. Një tjetër element që vërteton stabilitetin e bankës është dhe vlerësimi periodik nga kompania ndërkombëtare Fitch Ratings. ProCredit Bank Shqipëri mban vlerësimin ‘B+’. Dëshiroj të theksoj që të gjithë elementet e mësipërm rikonfirmojnë për të gjithë klientët tanë besueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e bankës ProCredit.

Shërbime të avancuara, por të thjeshta për klientin

E ndërsa ne jemi duke investuar gjerësisht në shërbime online, një nga sfidat më të mëdha është shmangia e zgjidhjeve komplekse. Ofrimi i shërbimeve të thjeshta, të cilat kuptohen dhe përdoren lehtë nga klienti kërkojnë investime të mëdha nga banka. Jemi duke implementuar tërësisht shërbime të avancuara elektronike dhe qëllimi kryesor është të ofrojmë shërbime që ofrojnë përfitime të qëndrueshme për klientët, siç janë shpejtësia në plotësimin e nevojave pa kufizime në kohë, transparenca dhe thjeshtësia e tyre.

Prezantimi i shërbimeve të reja, disponueshmëria e tyre në çdo kohë dhe mundësia për t’i përdorur ato lehtësisht, kanë rritur kërkesën e klientëve tanë për përdorimin e një numri të lartë shërbimesh. Në këtë kuadër, për të shmangur pagesën e komisioneve të veçanta, ProCredit Bank do të ofrojë për Klientët Individë komision fiks shërbimi mujor. Ky komision fiks përfshin përdorimin e një sërë shërbimesh bankare duke i dhënë mundësi klientëve të përfitojnë nga avantazhet paketës së shërbimeve elektronike, të vlefshme në çdo kohë, 24 orë në 7 ditë të javës.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shkreli i përgjigjet Nanos: Ku e gjete Vojsavën sllave?

Nga Artan Shkreli* Përpiqen të argumentojnë, e s’ia gjej dot arsyen e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *