Produktet që nuk duhet t’i vini kurrë në fytyrë

Vitet e fundit interneti është shndërruar në burimin kryesor të informacionit për shumë njerëz, aq sa disa syresh i besojnë verbërisht çdo gjëje që lexojnë ose shohin në video të ndryshme.

Por, jo gjithmonë informacioni që qarkullon në rrjete sociale apo në faqe të ndryshme web është i besueshëm, në shumë raste ai mund të rezultojë shumë i rrezikshëm sidomos kur bëhet fjalë për këshilla bukurie që mund t’i shpikë çdokush që ka askes në një kompjuter.

Këto janë pesë gjërat që nuk duhet të provoni kurrë në shtëpi:

Mos lyeni kurrë herpesin me manikyr të tejdukshëm pasi ky i fundit irriton plagën.

Në qoftë se ju duhet të shkoni diku larg dhe nuk keni mundësi të bëni nga e para make up-in, mos provoni ta mbani të fiksuar me llak sikurse bëni me flokët pasi rezultati do të ishte katastrofik.

Sigurisht që patatja është një ushqim shumë i shëndetshëm dhe zë një vend të rëndësishëm në kujdesin e fytyrës.

Mirëpo mos provoni të vendosni feta patateje mbi lëkurën e yndyrshme pasi rezultati do të ishte si ky në foto.

Sikurse patatet, edhe limoni është një produkt shumë i vyer në kujdesin personal, por nëse keni quka nuk është aspak ide e mirë t’i lyeni me lëng limoni.

Nuk do të zhduken dhe do të keni alergji e akne gjithandej.

Nëse keni vendosur të depiloheni me brisk bëni mirë të përdorni kremin e rrojës dhe jo të provoni ndonjë eksperiment të çuditshëm si për shembull gjalp kikiriku.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA, Flynn do të përdorë Amendamentin e Pestë

Ish-këshilltari i sigurimit kombëtar, Michael Flynn, do të përdorë të drejtën që...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.