Projekligji diskutabil për gjuhën në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës ka nënshkruar një projektligj të diskutueshëm, që e bën gjuhën ukrainase të detyrueshme në shkollat shtetërore që nga klasa e pestë.

Petro Poroshenko ka nënshkruar projektligjin ndonëse kishte marrë kritika nga pakicat etnike në Ukrainë.

Ligji nuk përjashton gjuhët tjera, nxënësit mund të mësojnë në gjuhët e tyre amtare si lëndë të ndarë.

Por kjo nuk e ka qetësuar frikën e grupeve minoritare, siç janë Polakët, Romunët dhe Hungarezët, që përbëjnë një numër të konsiderueshëm të komuniteteve etnike në Ukrainë.

Rusia ka kritikuar këtë ligj, duke thënë se është dizajnuar “ me forcë për të krijuar një regjim të gjuhës mono- etnike një një shtet shumëkombësh”.

Gjuha është bërë qështje diskutabile në gjithë vendin sidomos në rajonet lindore të Ukrainës, ku shumica e popullsisë flet rusisht.

Ky projektligj hedh poshtë ligjin e miratuar në vitin 2012 nga presidenti, Viktor Yanukovych, që lejonte minoritetet të flasin gjuhët e tyre kudo që ata përfaqësonin më shumë se 10 përqind të popullsisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ed Sheeran mund të thyejë rekord me “Shape of You”, por rrezikohet nga vetvetja

Këngëtari më në formë aktualisht në botë, Ed Sheeran, është afër që...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.