Projekti i shtëpisë e cila lehtë mund të ndahet në rast divorci

Këtë shtëpi të paparë konceptuale e ka dizajnuar Studioja OBA e Amsterdamit për të zgjidhur problemet e shumicës së çifteve të cilat ndahen.

Shtëpia paramartesore po i pushton shpërblimet e dizajnerëve.

Në të vërtetë, shtëpia është ideuar ashtu që mund të ndahet në dy pjesë në mënyrë që çiftet pas divorcit të mund të jetojnë pa problem dhe ndaras të jetojnë në pjesën e vet të shtëpisë.

Arkitektët këtë projekt e kanë punuar në mënyrë fantastike dhe e kanë quajtur “Shtëpia paramartesore”.

Shtëpia paramartesore përbëhet nga dy njësi montazhi, të cilat duken si një.

Këto dy struktura montazhi me ndihmën e një mekanizmi bashkohen perfekt njëra me tjetrën, si në lojën e njohur “Tetris”, thotë eksperti Omar Kbiri.

Kjo shtëpi është punuar nga elemente të thjeshta të fijeve karbonike dhe drurit, në mënyrë që t’u përshtatet ambienteve të ndryshme.

Kur çiftet vendosin që të mos jetojmë më bashkë, shtëpia do të ndahet duke e ndarë në dy pjesë montazhi të cilat mund të qëndrojnë të ndara.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pas tentativës së tradhtisë së Ronaldos, Georgina u mbyll gojën të gjithëve

Pak ditë më parë Cristiano Ronaldo u përfol për një “tentativë tradhtie”...
Read More