Projektligj i ri për veterinarinë, qeveria centralizon shërbimin. Risitë e draftit

Ministria e Bujqësisë ka hartuar një projektligj të ri për Shërbimin e Veterinarisë kë themelore është unifikimi i kompetencave.

Drafti që është në fazën e konsultimit mundëson kalimin e kompetencave dhe funksioneve të shërbimit veterinar të pushtetit lokal në strukturën e shërbimit veterinar në MBZHR pasi me miratimin e ligjit nr. 139/2015 ”Për vetëqeverisjen vendore”, njësitë e qeverisjes vendore nuk i kanë më këto struktura.

Në relacionin përkatës Ministria e Bujqësisë shpjegon se, gjatë zbatimit të detyrave të përditshme, shërbimi veterinar ka hasur vakume ligjore të ndryshme të pa pasqyruara në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe nëpërmjet këtyre ndryshimeve synohet të përmirësohet kuadri ligjor për të mbështetur punën e shërbimit veterinar në ngritjen e standardeve me lidhje me shëndetin e kafshëve dhe regjistrimin e Produkteve Mjekësore Veterinare.

Ky projektakt del si nevojë në plotësimin e kuadrit ligjor në lidhje me kalimin e kompetencave dhe funksioneve të shërbimit veterinar të pushtetit lokal në strukturën e shërbimit veterinar në MBZHR dhe vakume ligjore të ndryshme duke synuar përmirësime në kuadrin ligjor në mbështetje të punës së shërbimit veterinar në arritjen e objektivave dhe standardeve të BE-së të përcaktuara në politikat dhe strategjitë e Qeverisë në tërësi dhe MBZHR në veçanti.

Nëpërmjet ndryshimeve që sjell ky projektligj do të mundësohet që:

-Të unifikohet shërbimi veterinar aktualisht i fragmentuar në atë të shërbimit veterinar në strukturat e MBZHR dhe atë në njësitë e qeverisjes vendore.

-Fusha e veprimtarisë së veterinerit zyrtar do të përfshijë edhe kontrollin shëndetësor të kafshës para dhe pas therjes, tregjet e kafshëve të gjalla, kullota dhe njësitë e shitjes së kafshëve të shoqërimit dhe zbukurimit.

-Të përmirësohet procedura e regjistrimit të Produkteve Mjekësore Veterinare dhe lejimit të hyrjes dhe tregtimit të tyre vetëm pasi ai tregtohet në të paktën në një nga vendet e BE-së.

-Në ferma të zbatohen masat për biosigurinë me qëllim reduktimin e rrezikut të hyrjes, zhvillimit ose përhapjes të sëmundjeve tek kafshët në fermë dhe/ose objekt, zonat ose çdo ambienti tjetër dhe mjetet e transportit”.

Shkruar Nga
More from Revista User Read More