Prokuroren e shkarkuar nuk e mbajnë nervat, acarohet pas vendimit

Është shkarkuar nga detyra prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani.

Ky ka qenë vendimi i sotëm i dhënë nga ana e KPK-së.

Gjatë dhënies së vendimit ka pasur dhe një nxehje gjakrash nga ana e prokurores, e cila ishte vetë e pranishme në sallë kur u dha vendimi.

Ajo ka duartokitur në mënyrë ironike dhe është kapur me një nga gjyqtaret.

Ajo mësohet të jetë shprehur se ky vendim ka qenë i padrejtë.

Nikëhasani i shtohet listës së gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë mundur t’i mbijetojnë dot vetingut.

Edhe për Nikëhasanin shkak i shkarkimit është bërë mosjustifikimi i pasurisë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Duhet të qetësohemi, ndërkombëtarët gjithmonë e më shumë do të ndikojnë politikën shqiptare

Nga Ervis Iljazaj Ka ngjallur reagime politike, sidomos në krahun opozitar, qëndrimi...
Read More