Prokurorët mes dy zjarreve: Vetingut dhe ‘grupit të punës’

 

Prokurorët duket se janë mes dy zjarresh.

Përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nisën procedurën e hedhjes së shortit për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme për efekt të vetingut.

Komisionerët do të përzgjedhin nga 5 dosje për secilin nga përfaqësuesit e akuzës.

Shorti që do të hidhet për të 11 prokurorët mësohet se po ndiqet nga kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo.

Po ashtu mësohet se në fund të muajit pritet të publikohen dhe rezultatet e para për dosjet që tashmë kanë hyrë në procesin e verifikimit prej muajit dhjetor.

Emrat e prokurorëve në short

Artur Selmani, Kosta Beluri, Arqile Koça, Adnand Xholi, Thoma Jano, Arben Kraja, Anila Leka, Sokol Stojani

Nga ana tjetër, pas ardhjes në krye të Prokurorisë së Përgjitshme, Arta Marku ka nisur një proces për riorganizimin e organit të akuzës me qëllim çuarjen përpara të luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe grupeve të fuqishme kriminale.

Pas lëvizjeve në rangjet drejtuese në Prokurorinë e Përgjitshme dhe prokuroritë e rretheve, Marku ka ndërmarrë edhe veprime për ndëshkimin e shkeljeve të prokurorëve gjatë kryerjes së detyrës. 

Me ndryshimet e reja ligjore, kryeprokurores i jepet e drejta për procedime disiplinore të prokurorëve, për shkelje në punën e tyre.

Raportohet se është ngritur një grup pune për kryerjen e isnpektimeve në të gjitha prouroritë e vendit. Inspektimi ka për qëllim konstatimin e shkeljeve nga ana e prokurorëve gjatë punës.

Pas verifikimeve parashikohet marrja e masave konkrete. Përmes këtij ‘aksioni’ synohet vendosja e plotë në shina e organit të akuzës dhe orientimi i plotë drejt objektivave për procesin e integrimit, të vendosura si kusht nga BE.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Diçka për donkishotët (negativë) që po lodhen në mbrojtje të “realizmit socialist”

  Shkrimtari Agron Tufa, nga zërat më aktivë për historiografinë e letërsisë...
Read More