Prokurori i Përgjithshëm amerikan komenton mbi kritikat ndaj presidentit

Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions i është përgjigjur kritikave lidhur me deklaratën e presidentit Donald Trump të shtunën pas dhunës që shpërtheu në një protestë në Sharlotsvill të Virxhinias.

Sipas zoti Sessions deklarata është interpretuar në mënyra të ndryshme.

Ai i tha rrjetin televiziv “NBC” se presidenti Trump kishte “dënuar në mënyrë të qartë dhunën dhe se ishte plotësisht kundër vlerave të përkrahura nga organizata e “supremacistëve të bardhë”.

Prokurori i Përgjithshëm tha se ai pret që presidenti Trump të thotë më shumë, kur u shpreh se “mendoj se do ta dëgjoni atë përsëri sot”. Ai vuri në dukje se Shtëpia e Bardhë e kishte dënuar shprehimisht dhunën e ushtruar nga të bardhët supremacistë në një deklaratë të dielën.

Zoti Session i tha rrjetit televiziv se “mendon se ai do të bëjë atë që është e duhur ndërkohë që faktet kanë dalë”.

Sipas prokurorit të përgjithshëm ai dhe zyrtarë të FBI-së do të takohen sot me presidentit Trump, lidhur me këtë çështje.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mesazhi i Eugent Bushpepës pasi fitoi çmimin e parë në RTSH

Ndryshe nga shumë këngë të festivalit, sidomos vitet e fundit, që lindin...
Read More