Prokuroria: 9 vite burg për Shpëtim Gjikën, të kthehen godinat

Pas një periudhe ftohje me kryeministrin Edi Rama, Shpëtim Gjika po kalonte një periudhë afrimi me kreun e PS.

Por lajmet e këqija nuk vonojnë për ish-kryebashkiakun e Vlorës.

Prokuroria e qytetit bregdetar ka kërkuar 9 vite burg për të. 

Hetimi ndaj Gjikës ka nisur pas një padie në vitin 2014.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe ndërtim të paligjshëm.

NJOFTIMI

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të procedimit penal nr. 1264 të vitit 2014, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë kërkoi:

-Dënimin e të pandehurit Shpëtim Gjika me 9 (nëntë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248, 199/a/2 e 25 dhe 301 të Kodit Penal.

-Dënimin e të pandehurës Doriana Behari (Sulaj) me 6 (gjashtë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248 dhe 199/a/2 e 25 të Kodit Penal.

-Dënimin e të pandehurit Artur Haxhi me 6 (gjashtë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 199/a/2 e 25 të Kodit Penal.

-Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të produkteve të veprës penale e konkretisht:

  1. a) Objekti godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti A), të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 66 datë 09/02/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë
  2. b) Objekti godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti B), të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 263 datë 15/04/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Shkruar Nga
More from Redaksia

Një qeverisje e mirë mund ‘ta lërë’ drejtësinë pa punë…

Nga Kristaq Xharo (UET) Jam një mbështetës i bindur i Reformës në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.