Prokuroria: Burg përjetë për “monstrën” e Torovicës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për David Qosjen, i cili akuzohet për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, para rreth një viti David Qosja u denoncua nga banorët e Torovicës pas të shtënave me armë që dëgjoheshin nga banesa e tij.

Policia mbërriti në vendngjarje, përshkruajnë prokurorët dhe sapo mjeti blind është vendosur para hyrjes kryesore, Ardian Kodra u qëllua për vdekje. Por, i rrëfyer pas arrestimit, David Qosja dha dëshmi të paqarta dhe kontradiktore, fillimisht duke pohuar se dikush kishte dashur ta vriste dhe më pas se kishte qëlluar me armë zjarri sepse nuk pranonte që policia t’i hynte në shtëpi.

I riu jetonte vetëm në shtëpi pas largimit të anëtarëve të familjes jashtë vendit, ndërsa është përshkruar nga banorët si një person i mbyllur.

Shkruar Nga
More from Revista User

Plagosën 2 të rinj, në pranga autorët

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy të rinj të komunitetit...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.