Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit

Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Shkak është hapja e hetimeve ndaj tij.

Raportohet se Tahiri po hetohet për trafik narkotikësh dhe korrupsion pasiv.

Prokuroria kërkon dhe kontrollin personal të banesës së Tahirit.

“Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Reforma në Drejtësi: Nis vettingu për 776 gjyqtarë e prokurorë

Inspektorati i Pasurive kërkon informacion nga hipoteka për pronat dhe transaksionet e...
Read More