Prokuroria kërkon dënimin me 39 vite burg për 6 të arrestuarit e operacionit “Kalimashi”, trafikonin refugjatë


TIRANE, 25.07.2010 - Godina e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.  ATSH.Foto: Agim Dobi

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi dënimin me 39 vite burg në total për 6 persona të përfshirë në trafikimin e njerëzve nga Afganistani drejt Bashkimit Europian.

Për Egzon Tushan , Ndriçim Durakun dhe Liridon Durakun prokuroria kërkoi dënimin e tyre me nga 10 vjet burgim për akuzat e grupit të strukturuar kriminal, kalim të paligjshëm të kufirit dhe vepra të kryera në kuadër të këtij grupi.

Ndërkohë, për shtetasin afgan Hamid Rahman, i cili negocionte për të gjetur personat që do të trafikoheshin, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 5 vjet heqje lirie për kalim të paligjshëm të kufirit. Në të njëjtën kohë organi i akuzës kërkoi dënimin me nga dy vjet burg edhe për shtetasit Admir Ademaj dhe Shkëlzen Dollakun, të cilët akuzohen se kanë pasur rol në këtë grup si transportues me automjetet e tyre.

Sipas prokurorisë shtetasi, afgan Hamid Rahman, kishte pak kohë që kishte ardhur në vendin tonë dhe në disa raste ka ndihmuar grupe afganësh që të kalonin nga Shqipëria drejt Austrisë. Emigrantët janë sistemuar, sipas prokurorisë, për pak kohë në banesa dhe hotele periferike dhe më pas janë transportuar drejt kufirit me Kosovën me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bashkëshortet më të mira janë femrat me këto tri shenja horoskopi

Lexoni në vijim në cilat shenja janë lindur ato të cilat janë...
Read More