Prokuroria në shtëpinë e gjyqtarit, i gjen 300 milionë lekë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të kontrolluar shtëpinë e gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri. Kjo kërkesë e prokurorisë ka ardhur pas disa muajsh hetime, pasi dyshohej se Miri ka marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje në Burrel të vitit 1998.

Por gjatë kontrollit të mbrëmjes së të enjtes, policia ka gjetur rreth 300 milionë lekë të vjetra cash në shtëpinë e gjyqtarit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për korrupsion.

Shkëlqim Miri ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në vitin 2012.

Shkruar Nga
More from Revista User

Digjet kampi me 1500 emigrantë, 10 të plagosur

Një kamp strehimi me 1500 emigrantë në veri të Francës është shkatërruar...
Read More