Promovimi në UET: “Kisha Ortodokse nën komunizëm”

 

Raportet komplekse mes palëve ku ndërthuret edhe apatia e shoqërisë shqiptare.

Detaje të historisë së raporteve të KOASH-komunizëm, në vitet 1945-1967, në studimin e historianit Artan Hoxha.

“Prish trupin dhe ke prishur shpirtin”, është një thënie e marrë nga “Hajdutët”, e Friedrich Schiler, së cilës i referohet studiuesi Artan Hoxha, qysh në nisje të librit të tij: “Kisha Ortodokse nën komunizëm”.

Është botimi më i fundit i UET-press dhe ka në thelb, raportet midis KOASH-i dhe regjimit diktatorial shqiptar në vitet 1945-1967. Libri me autor Artan Hoxha, u promovua dje në ambjentet e UET.

Historianë dhe studiues vlerësuan librin e Artan Hoxhës, veçanërisht për referencat e shumta me të cilat ai ka ndërtuar studimin e tij rreth raporteve të Kishtës Orthodoske dhe regjimit komunist.

Historiania, Nevila Nika, tha se metoda e punës së ndjekur nga autori duhet të kthehet në model për historianët, në këton kohë kur po rishkruhet historia. Ajo theksoi gjtihashtu edhe domosdoshmërinë për rishkrimin e historisë së para viteve 90.

“Periudha e komunizmit duhet analizuar në të gjitha aspektet, nuk e kemi bërë dot para ’90, nuk na falet të mos e bëjmë pas ’90. Gjë që mendoj brezi i ri i historianëve, por jo vetëm i historianëve si formim por edhe i ekonomistëve, inxhinierëve, mjekve, i çfarëdolloj profesioni do të duhet që t’i transmetojë të rinjve çfarë ishim dhe ku jemi.

Se ndryshe, nëse nuk e dimë se ku kemi qenë dhe çfarë kemi gabuar kuptohet që nuk e jetojmë mirë të tashmen dhe nuk do të kemi asnjëherë një të ardhme. Gjithsesi nëse e lexon këtë libër do të kesh mundësi të kuptosh rrugëtimin e vështirë të klerikëve në ditë jashtëzakonisht të vështira dhe në periudha shpesh herë tragjike për vendin tone”, tha historiania Nevila Nika.

Një mysliman që shkruan historinë e klerikëve orthodoksë, duket kaq e pazakontë. Por për historianin Artan Hoxha nuk është kështu. E ka sqaruar gjatë promovimit të librit të tij këtë kureshtje të lexuesve, kur tha se kishte hulumtuar shumë rreth raporteve të klerit në tërësi me regjimin komunist e ku kishte konstatuar se një pjesë e kleirit konsideroj më e privilegjuar se të tjerët ose më saktë, më pak e shtyput nga regjimi komunist.

Ishte pikërisht Kisha orthodokse shqiptare që ishte kosnideruar më e privilegjuar se të tjerët klerikë, gjatë regjimit komunist. Artan Hoxha e rrëzon tërësisht këtë tezë që ka egzistuar deri tani, përmes dokumeteve e fakteve që i sjell në studimin e tij. Ka zgjedhur pyetjen Si dhe jo pyetjen Pse u shtyp kleri nga regjimi komunist.

Për studiuesin Artan Hoxha më i rëndësishëm është procesi se sa arsyeja që ndodhi, pasi përmes hulumtimit të këtij procesi dalin në dritë një sërë çështjesh të tjera, ndër të cilat edhe apatia e shoqërisë shqiptare.

“Marrëdhëniet midis regjimit komunist dhe kishës ortodokse nuk dallohen vetëm nga imponimi dhe as nga ndërthurja e presionit me kandisjen. Të dyja këto qasje nënkuptojnë se regjimi ishte aktiv, ndërsa kisha ishte pasive. Një qëmtim më i hollësishëm i fakteve tregon një panoramë tjetër, e cila na shtyn të vlerësojmë me kujdes mënyrat e ndryshme dhe mjetet që regjimi komunist shqiptar përdorte për të ushtruar pushtetin.

Një nga mënyrat kryesore se si ky vepronte ishte paralizimi i shoqërisë për të vepruar në mënyrë të pavarur, gjë që arrihej nëpërmjet këputjes së fijeve të solidariteteve shoqërore që mbanin të bashkuar shoqërinë dhe e bënin atë funksionale. Megjithatë, nuk duhet harruar se shumë prej këtyre fijeve ishin të këputura qysh përpara instalimit të regjimit.

Ajo që bënë autoritetet komuniste ishte të depërtonin në hapësirat që kishin mbetur bosh dhe të komandonin nëpërmjet ndërthurjes së formave të presionit, favoreve dhe lidhjeve personale. Ajo që duhet të theksohet është se sistemi nuk u ngrit vetëm nga komunistët, por edhe nga ndërveprimi i tyre me pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare”, shkruan autori.

Pasi sqaron me detaje, mbështetur në dokumente të pakundërshtueshme, marrëdhëniet komplekse të Kishës ortodokse me rexhimin komunist, duke sqaruar edhe ndikimin rus në këtë raport, autori arrin në përfundimin se: “Ndërthurja e propagandës dhe e presionit të strukturave të pushtetit komunist mbi klerin dhe besimtarët, zgjerimi i bazës sociale të regjimit, tkurrja e kishës ortodokse dhe paralizimi i veprimtarisë së saj e kishin margjinalizuar atë si aktore me rëndësi shoqërore.

Rezultati do të shihej atë ditë kur njerëzit soditnin shembjen e katedrales së Shën Gjergjit në Fier, për të cilët më shumë rëndësi kishte kambana dhe shandanët sesa vetë kisha”, thekson Artan Hoxha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sipërmarrja në Shqipëri së shpejti me një Qendër Ekselence në Inovacion

Qendra UET lançoi projektin rajonal InnoPlatform – Platforma Inovative për zhvillimin e SME-ve...
Read More
CLOSE
CLOSE