Pronari i diskos në Sarandë i shpëton atentatit të tetë, policia jep detaje për ngjarjen

rudin-haxhia

Shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Sarandë ka qenë 39 vjeçari Rudin Haxhia, pronari i diskos “Ecuador” në Sarandë dhe Gjirokastër, i cili ndodhej në një lloto sporti në momentin që persona të paidentifikuar hapën zjarr.

Policia e Sarandës ka dhënë sot versionin e saj për ngjarjen:

“Më datë 10.05.2017, rreth orës 23:00, pranë një llotosporti, jemi njoftuar se është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 Sarandë.

Si pasojë e të shtënës me armë zjarri nuk ka patur asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në vendngjarje një armë zjarri “Automatik” model 56.

Grupi hetimor po kryen hetimet përkatëse për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“,- thuhet në njoftimin e saj.

Rudin Haxhia 38 vjeç dhe kushëriri i tij, djali i xhaxhai Eneid Haxhia 28 vjeç ranë prej e një atentati gjatë vitit 2015. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës, 30 dhjetor 2015, rreth orës 15:45 në aksin rrugor Delvinë-Bistricë, ne vendin e quajtur “Shtreg”. Sipas policisë, Rudin dhe Eneid Haxhia ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Volskwagen” në aksin rrugor Delvine-Bistrice, në momentin kur janë qëlluar me breshëri plumbash nga një mjet tip Audi me ngjyrë të zezë. Rudini mori 5 plumba në shpatull dhe një në këmbë asokohe.

Rudin Haxhia, ka qenë po ashtu edhe efektiv policie, ndërkohë i ka shpëtuar edhe 4 atentateve të tjera me armë dhe me thika. Po ashtu dy herë i kanë vënë tritol në disko.

Shkruar Nga
More from Revista User Read More