Pronari i linjës së autobusëve që u arrestua sot në Tiranë, historitë e bujshme të tij

Policia e Tiranës arrestoi sot Eduart Dushkun, 41-vjeçarin me banim në kryeqytet, i cili ishte dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes”.

Blutë thanë se kanë arritur të zbardhin dhe dokumentojnë me prova ligjore autorësinë e tij, në lidhje dy ngjarje të vjetra të shkatërrimit të pronës me eksploziv, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015.

Por kush është Eduart Dushku? Emri i tij rezulton i njohur edhe për të tjera ngjarje për policinë.

Së fundmi, policia ka njoftuar në datë 12 gusht të vitit 2017 për një ngjarje të ndodhur në Sauk, ku thuhej se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie dy persona.

“Për pasojë është dëmtuar me mjet prerës në trup, shtetasi Skënder Osma, ndërsa Eduart Dushku është dëmtuar me sende të forta në kokë”- njoftonte policia e cila vijoi:

“Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Eduart Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Skënder Osma, 38 vjeç, banues në Tiranë”.

Por ai është arrestuar edhe në vitin 2012, pasi ishte në kërkim për vrasjen e ndodhur ne vitin 2011, shkruan “Panorama”.

Konflikti në Tiranë, Eduard Dushku kërkohej për vrasjen e Avdulla Vrapit.

Një person i kërkuar për vrasje në shtator 2011, u arrestua nga Policia e Tiranës. Burimet zyrtare thanë se policia arrestoi një person të shumëkërkuar, i cili u kap me një armë pa leje pranë ish-Profarmës.

Eduard Dushku, pronar i një linje autobusësh, është vënë dje në pranga në afërsi të ish-Profarmës në Tiranë.

Burimet zyrtare thanë se ndaj tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Eduard Dushku, sipas Prokurorisë, është autor i vrasjes së Avdulla Vrapit në gusht të vitit 2011, shkruan “Panorama”.

VRASJA NE 2011

Sipas kërkesës për gjykim, vrasja ka ndodhur pas një zënke mes Albert Vrapit, djalit të viktimës, dhe Besnik Tresës, shofer autobusi, ku pronar i mjetit ishte Eduard Dushku.

Sherri fillimisht ka nisur pas gërvishtjes së makinës së Albert Vrapit nga shoferi i autobusit, që më pas degradoi deri në vrasje.

Gjatë një zënke me Albert Vrapin, në tentativë për t’u mbrojtur, Dushku ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Për pasojë gjeti vdekjen Abdulla Vrapi, i cili kur ka parë që është drejtuar arma, i ka dalë para të birit duke i pritur vetë plumbat.

Miku i të dyshuarit Besnik Tresa ndodhej pranë vendit të ngjarjes e menjëherë pasi u krye krimi, e ndihmoi Dushkun duke u larguar nga vendngjarja, pranë Sanatoriumit në Tiranë dhe duke e strehuar atë në një hotel në Rrugën e Elbasanit, shkruan “Panorama”.

Tresa u arrestua menjëherë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit, të cilën ia kishte marrë autorit. Ndërsa autori, arriti të arratisej duke u shpallur në kërkim nga policia, megjithëse u arrit të provohej autorësia e tij.

Ngjarja për të cilën akuzohet Eduard Dushku ka ndodhur më 22 gusht 2011, kur Besnik Tresa, shofer i linjës Sauk-Shkolla e Baletit, gjatë kohës që po lëvizte në drejtim të një kompleksi, në një pjesë të ngushtë të rrugës është fërkuar me pasqyrën e mjetit tip “Benz 240”, e drejtuar nga Albert Vrapi. Tresa, pas incidentit, ka lajmëruar pronarin Dushku, duke e vënë në dijeni.

Kur Albert Vrapi ka nisur të debatojë me punonjësit Tresa, Dushku ka ndërhyrë duke i kërkuar Albert Vrapit të largohej dhe të mos krijonte probleme. Debati ka precipituar në veprime të dhunshme, ku të dyja palët kanë filluar të goditen me sende të forta.

Gjatë përleshjes Dushku ka nxjerrë nga çanta e tij një pistoletë pa leje dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit, duke vrarë Abdulla Vrapin, babanë e Albertit, i cili ishte përfshirë në konflikt së bashku me persona të tjerë me lidhje fisnore me të.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rama për maturantët: Kini durim për raundin e dytë të regjistrimeve

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar sot të gjithë maturantëve me një...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.