Protesta e parë e kapitalit

Kompanitë e mëdha kryesore në vend dhe shoqatat e biznesit bëhen bashkë në tubimin për të sensibilizuar institucionet dhe qytetarët në luftën kundër informalitetit. Diskutantët kërkojnë nisma ligjore dhe mbështetje në formalizimin e ekonomisë. Civici: Informaliteti çon në një ekonomi të sëmurë.

Biznesi “pushton” bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në sensibilizimin e strukturave shtetërore, qytetarëve, përfaqësive të huaja në vendin tonë dhe çdo organizmi tjetër për të ndikuar në luftën kundër informalitetit në ekonomi. Protestë nuk është, por një demonstrim paqësor dhe e vetmja zhurmë që krijohet vjen nga shpërthimi i ndonjë tullumbaceje të zezë, ku shkruhet: “Jo informalitetit në biznes”. Gjithçka është e menduar në detaje dhe sipas përfaqësuesve të tubimit, tullumbacja e zezë nënkupton informalitetin, por me nisma ligjore dhe bashkim të biznesit, ky fenomen shfryhet si një flluskë. “Kjo nuk është një protestë, por një lëvizje sensibilizuese që bën bashkë bizneset kryesore në vend në mbështetje të çdo reforme që synon luftën kundër informalitetit”, shprehet Alban Fejzaj, një nga organizatorët e tubimit. Punonjësit dhe administratorët mbajnë në duar pankarta të ndryshme, ku më të shpeshtat që qarkullojnë janë ata që shkruajnë “merr kuptonin tatimor” dhe “jo informalitetit në biznes”. Mijëra tubues paqësisht parakaluan nga Piramida deri pranë sheshit ‘Nënë Tereza’, ku mbajtën edhe fjalët e rastit për këtë nismë të veçantë.

“Informaliteti është një nga pengesat kryesore për të gjitha reformat e tjera që synojnë rritjen e konkurrencës se ndershme, forcimin e klimës së biznesit dhe rritjen e qëndrueshme të ekonomisë shqiptare. Në reformën që ka ndërmarrë, qeverisë shqiptare nuk do t’i mungojë mbështetja jonë për ta çuar reformën kundër informalitetit përpara, duke e konsideruar si një projekt me një strategji afatgjatë e të mirëstudiuar, e cila duhet të synojë te lehtësimi dhe gjithëpërfshirja”, thotë Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri. Folësit theksuan se sipërmarrja të formalizojë çdo aktivitet dhe veprim ekonomik, të kontribuojë për të krijuar një kulturë për pagimin e taksave, si të vetmen rrugë që mund të çojë drejt zhvillimit ekonomik. Përveç biznesmenëve dhe administratorëve, vendi iu është lënë më shumë punonjësve që mbajnë në duar pankarta ku shkruhet: “Informaliteti dëmton të drejtat e të punësuarve”. Sipas ekspertëve të ekonomisë, mendohet se niveli i informalitetit shkon deri në 35 % dhe për një ekonomi në zhvillim si Shqipëria kjo konsiderohet një shifër e lartë. Nisur nga ky fenomen shumë organizata biznesesh që ndodhen brenda sistemit të ligjshëm fiskal, këmbëngulin se formalizimi i ekonomisë i jep shtysë zhvillimit të vendit dhe krijon kushte të barabarta për të gjithë subjektet, qofshin këto edhe të biznesit të vogël. “Lufta ndaj ekonomisë informale ndihmon për të parandaluar rritjen e taksave! Politika Incentivuese për një Ekonomi sa më të formalizuar. Më shumë drejtësi për më pak informalitet”, deklaroi Kryetari i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, Silvio Pedrazzi. Është ndër ato tubime unike në vendin tonë ku biznesi bashkohet jo për të gjetur “dredhi” në shmangien e detyrimeve, por për t’iu kërkuar institucioneve shtetërore dhe private për formalizim të biznesit dhe futjen në sistem.

Adrian Civici: Informaliteti çon në një ekonomi të sëmurë

Ky manifestim ishte i nevojshëm dhe i domosdoshëm, pasi informaliteti çon në një ekonomi të sëmurë dhe ka ardhur koha ta luftojmë këtë sëmundje, nëse duam rritje ekonomike, zhvillim të qëndrueshëm nuk mund ta arrijmë me kaq shumë xhepa informalë. Kur një ekonomi është e sëmurë, askush nuk përfiton, por të gjithë humbim. Kush më pak e kush më shumë! Nëse një vend si Shqipëria, me një përqindje informaliteti 35-45 për qind në ekonomi klasifikohet nga vendet më problematike të botës, kuptohet qartë se çfarë investimesh mund të presë, çfarë planesh biznesi të suksesshëm mund të bëjë si kapitali dhe sipërmarrja mund të zhvillohet, si bankat mund të jenë të sigurta me bilancet që paraqesin ata që kërkojnë kredi dhe si shumë njerëz të varfër dhe jo të varfër që duan të përfitojnë nga politikat sociale mund të kenë shpresë se ne shërbim të tyre do të ketë ato fonde, ato politika që duhet. Sigurisht që kjo prek probleme të natyrës sociale dhe në vështrim të parë duket sikur ky informalitet i zgjidh, por në të vërtetë është një dëm i madh për financat dhe ekonominë e vendit. Ne jemi të ndjeshëm ndaj biznesit të vogël dhe jemi për krijimin e politikave të veçanta për të, por ky fenomen i dëmshëm që sëmur ekonominë. Me këto shifra të mëdha informaliteti, ku gjysma e ekonomisë është e padeklaruar nuk tërhiqen as investimet e huaja, nuk ka as financime të mëdha bankare, madje edhe statistikat nuk janë të sakta pasi mungojnë të dhënat për gjysmën e ekonomisë. Kur vjen puna te informaliteti nuk ka vend për dallim “biznes i madh, biznes i vogël”. Por nuk mjaftojnë vetëm politikat e qeverisë, të shtetit për ta luftuar. Sepse pa aktorët vetë, pa biznesin nuk ka sukses. Ne, si Universitet Europian i Tiranës , që si devizë ka “Universiteti i Biznesit” studentëve tanë u kalojmë njohuritë e funksionimit të ekonomisë, i edukojmë ata me metodat e një ekonomie formale dhe eficiente, si edhe i informojmë për dëmet e mëdha që shkakton informaliteti. Ky manifestim është më uniku në llojin e vet në 27 vjet demokraci në vend, pasi jo vetëm shoqëria civile, por edhe vetë biznesi që deri më sot është dukur sikur ka qenë zë kundër politikave të qeverisë e ka kuptuar se pa transparencë nuk mund të arrijë zhvillimin, nuk mund të jetë eficient e as të ketë bashkëpunime me biznese ndërkombëtare.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Arrestimi i Tahirit, Këshilli me dy raporte, ja çfarë përmbajnë

Mazhoranca dhe opozita duhet të paraqesin brenda ditës së sotme dy raportet...
Read More

3 Comments

  • Appreciating the commitment you invested in your site and detailed information you offer. It is nice to find a blog every now and then which is just not the same unwanted rehashed material. Awesome read! I’ve bookmarked your site and I am adding the RSS feeds to my own free movie sites blog.

  • Thanks a lot for giving everyone an exceptionally brilliant opportunity to read from here. It can be so amazing and as well , stuffed with fun for me personally and my office fellow workers to search your site the equivalent of 3 times a week to read through the newest guides you have got. Not to mention, we are certainly astounded concerning the incredible guidelines served by you. Selected two ideas on this page are in fact the very best I have had.

Leave a Reply

Your email address will not be published.