Protesta, PD publikon ‘hartën’ e familjeve mafioze shqiptare, blindohet Tirana para protestës

Protestuesit e Partisë Demokratike shpalosën një tjetër instalacion para Ministrisë së Brendshme.

Sipas tyre, aty shihet harta e familjeve mafioze shqiptare.

“Harta e familjeve politiko-mafioze është një instalacion për të simbolizuar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit. Për herë të parë, gjatë qeverisë së Ramës, Shqipëria mori kudo në Perëndim imazhin e një vendi që, me mbeshtetjen e qeverisë, prodhon dhe trafikon vetëm kanabis dhe krim, duke u cilësuar gjerësisht në botë si Kanabistan.

Harta është rreth 2 metra e gjysëm e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar vetë për krime të rënda, ose që kanë lidhje të forta me trafikun e drogës dhe krimin e organzuar me vend. Në hartë janë emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e qeverisë të përjashtuar për vrasje, prostitucion,trafik droge.

Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit, kryebashkiakëve të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, si dhe të njerezve të afërt politikë të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Granoz Ruci e Taualnt Balla.

Bashkë me Balilin, Eskobarin e Ballkanit që kontrollon Sarandën dhe nuk kapet nga policia, harta e drogës dhe e familjeve mafioze me mbështetje qeveritare, është dëshmia se Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar”.

 

blind1blind2blind3blind4blind5blind6blind7blind8
 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Maqedonia dhe Shqipëria në BE, Metollari: Tani, vullnet dhe sakrifica

  Për Maqedoninë dhe Shqipërinë edhe mëtej ngelin shumë sfida dhe detyra...
Read More