Protesta për mbrojtjen e Teatrit, artistët: Nëse qeveria s’tërhiqet, do e mbrojmë godinën me turne

Protesta e artistëve në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, vazhdon në javën e 12-të, dhe nuk do të ndalet. Kështu kanë deklaruar në mbrëmjen e djeshme, duke u shprehur se nuk tërhiqen para projektligjit që i hap rrugën shembjes së godinës. Pas një periudhe të vakët të lëvizjes së tyre, të organizuar në Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit aktorët kanë deklaruar se kanë vendosur që deri të premten në orën 19:00 , nëse ministrja e Kulturës nuk përgjigjet për tërheqjen e projektligjit ata do nisin ruajtjen e teatrit me turne.

Protesta e artistëve në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, vazhdon në javën e 12-të, dhe nuk do të ndalet. Kështu kanë deklaruar në mbrëmjen e djeshme, duke u shprehur se nuk tërhiqen para projektligjit që i hap rrugën shembjes së godinës. Pas një periudhe të vakët të lëvizjes së tyre, të organizuar në Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit aktorët kanë deklaruar se kanë vendosur që deri të premten në orën 19:00, nëse ministrja e Kulturës nuk përgjigjet për tërheqjen e projektligjit ata do nisin ruajtjen e teatrit me turne. Projektligji që krijoi një ditë më parë vorbullën më të fuqishme në këta muaj, është konsideruar totalisht abuziv me kushtetutën tonë, dhe në rastin e Teatrit shpjegohet se ka shkelur bazat e Kushtetutës, për të drejtat e qytetarëve për t’u informuar dhe mbrojtur trashëgiminë kulturore. Njoftimin për rezistencën e tyre deri në tërheqjen e projektligjit, e dha regjisori Robert Budina i cili bëri deklaratën: “Vendosëm që të premten në orën 7-të të darkës, i lëmë kohë Kumbaros për të tërhequr projektligjin, dhe nëse nuk përgjigjet do nisim ruajtjen e teatrit me turne”. E ka përforcuar deklaratën edhe regjisori Kastriot Çipi i cili tha se “Teatri është e mirë publike që nuk do ta lëshojmë edhe nëse qeveria nuk tërhiqet”.

Mbledhur edhe dje për të treguar rezistencën e tyre në mbrojtje të godinës së Teatrit, e në këtë rast të hapësirës publike, aktorët kanë ftuar të bëhen pjesë e lëvizjes së tyre edhe qytetarët, intelektualët dhe gjithë banorët e Tiranës për t’ju bashkuar edhe në ditët në vazhdim përmes një deklarate të publikuar më parë në rrjetin e tyre social, ku thuhet:

“Ka mbi 4 muaj që komuniteti i artistëve së bashku me një grup të gjerë intelektualësh dhe qytetarësh, ka dalë hapur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Në çdo komunikim me publikun si edhe me politikanët apo të zgjedhurit, përfshirë Ministren e Kulturës, Kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe Kryeministrin e Shqipërisë, si palë të njëanshme vendimmarrëse, kemi artikuluar qartë jo vetëm nevojën e ruajtjes të paprekur të godinës egzistuese por edhe domosdoshmërinë e restaurimit të godinës historike të Teatrit Kombëtar, të lënë qëllimisht në harresë.

Nuk jemi lodhur së shpjeguari të gjithë aktorëve vendimmarrës se pse nuk duhet shembur Teatri Kombëtar për të ndërtuar kulla, u kemi folur mbi vlerat arkitekturore të godinës së projektuar nga arkitekti i njohur italian, kemi artikuluar pafund mbi nevojën e teatrove të tjerë dhe jo për shembjen e atyre që kemi, kemi shprehur qartë argumentat tona në mbrojtje të interesave publike për mostjetërsimin dhe uzurpimin e pronës publike nga oligarkët e lidhur me pushtetin dhe mafia e ndërtimit. Sa e sa ore, ditë, muaj të shpenzuara pa u lodhur në perpjekjet tona të shumanshme për të bindur këta vendimmarrës të na dëgjojnë, për të bindur kryeminstrin Rama të heqë dorë nga ideja e tij e çmendur dhe konstante e prej më shumë se 20 vjetëve për të shembur teatrin.

Por të gjitha këto kanë rënë në vesh të shurdhër! Perkundrazi, prej pak ditësh qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm për t’i dhënë një kompanie të vetme private, kompanisë Fusha sh.p.k, pa asnjë garë tokën e Teatrit Kombëtar, duke i hapur rrugë shembjes së godinës historike. Ta dini se ne do na keni aty përballë, tek pasuria jonë e çmuar, Teatri Kombëtar! Do na keni përballë tek prona jonë publike që doni të na e rrëmbeni! Nëse nuk terhiqeni, do na keni përballë me protesta edhe tek ministria, tek bashkia, tek kryeministria e tek parlamenti..”.  Kryetari i SASE, aktori Alert Çeloaliaj duke kujtuar se në këtë kauzë janë ngritur pa patur interesa të tjerë, politikë apo marrëdhënie me Teatrin, veç mbrojtjes së tij kujtoi se shfaqja e projektligjit vinte në një moment kur sapo ishte vakur lëvizja e tyre, një moment i shfrytëzuar tinëzisht nga qeveria. Më tej Çeloaliaj tha: “..Sot është rindezur ky zjarr, dhe është arritje që jemi në këtë pikë, pavarësisht problemet të projektligjit që ngrihet për të hedhur në tokë teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental. Këtu janë dy etnitete, fati i teatrit eksperimental është ende i paditur dhe i panjohur. Ka një arrogancë të madhe. Në parlament ky projektligj kalon, sepse ka numrat e mjaftueshëm. Ne kemi mbi 12 javë që luftojmë, dhe kartonat do ta bëjnë punën e tyre, që shpresojmë të mos e votojnë. Ne kemi përpiluar një propozim për ta shpallur monument kulture, janë 800 firma të depozituar në Ministri, dhe deri tani s’ka asnjë reagim e përgjigje. Mendimi i atyre që kanë hedhur firmat është i barasvlershëm me zero sipas Ministrisë, ashtu si edhe mendimi ynë si grup interesi…Të mos e lëmë vetëm Teatrin, ju bëj thirrje, pikërisht në këtë periudhë që ka nevojë më shumë për spektatorin, jo në sallë, por këtu në shesh”! Një ditë më parë aktori Robert Ndrenika ka reaguar mjaft ashpër duke u shprehur për zhgënjimin e tij, ku i bëri thirrje prokurorisë për të hetuar çështjen sa është në kohë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Kemi ne një shans tjetër përveç bashkëjetesës? Nuk besoj

Letërkëmbimi Mapo-Danas Nga Mustafa Nano I dashur Zoran, Në letrën tënde të...
Read More