Protesta: Përplasje fizike te Unaza e Madhe, shoferi dhunon kameramanin

Asnjë hap pas nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria lidhur me projektin e Unazës së Madhe. Madje sot ka nisur të zbatohet edhe më konkretisht plani, pasi është hequr dhe simboli i ‘Shqiponjës’, për t’u hapur rrugë punimeve.

Banorët janë të vendosur në protestën e tyre, ata kanë dalë sot për të tetën ditë me radhë në rrugë, duke bllokuar kalimin e mjeteve. Nuk kanë munguar as tensionet mes tyre dhe drejtuesve të mjeteve, të cilët kërkojnë të kalojnë rrugën, pavarësisht barrikadës njerëzore që kanë ndërtuar banorët.

Në përplasjen mes drejtuesve të mjeteve dhe banorëve ka mbetur i lënduar dhe një prej operatorëve të mediave, ndërsa në vendngjarje nuk ka asnjë punonjës policie për të bërë të mundur qetësimin e situatës.

Banorët thonë se kanë marrë urdhër të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, ndërsa kërkojnë mbështetjen e të gjithë banorëve të kryeqytetit. Ndërkohë protestës i janë bashkuar dhe deputetët e PD-së Flamur Noka, Orjola Pampuri dhe Klevis Balliu.

‘’Dy makina që erdhën ishin provokacion i shtetit, po na kërcënonin dhe me armë, duket se kërkonin diçka në mjetin e tyre. Ishte tentativë e pastër për të na frikësuar, po nuk do na trembin,” shprehet një nga banorët.

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Jeta Dedja Toçila: Çështja LGBT, po abuzohet me fëmijët!

  Nga Jeta Dedja Toçila – A janë qindra dhe mijëra nxënës anëtarë...
Read More