Protesta të dhunshme në Rumani

ponta1-640x340

Protestat kundër ligjit për zbutjen e dënimeve të korrupsionit në Rumani përfunduan në përleshje të ashpra të tubuesve me policinë e dhjetëra arrestime.

Numri i demonstruesve të mbledhur mbrëmjen e së mërkurës përpara ndërtesës së Kryeministrisë në Bukuresht mbërriti nga 130 deri në 150.000 vetë, sipas përllogaritjeve të vetë forcave të rendit. Me mijëra vetë kanë mbushur edhe rrugët e 55 qyteteve dhe fshatrave të tjerë në mbarë vendin. katër vetë, dy protestues e dy policë mbeten të lënduar nga përplasjet në kryeqytet.

Dekreti që nxiti valën e protestave mbarëkombëtare u miratua mbrëmjen e së martës nga kabineti me procedure të përshpejtuar. “U mblodhën bashkë si hajdutët natën”, thonë protestuesit që denoncojnë dhe shpejtësinë me të cilën vendimet u publikuan në fletoren zyrtare për të hyrë menjëherë ligjërisht në fuqi.

Qeveria nuk i mori fare parasysh deklaratat e ekspertëve, që pas verifikimeve të imtësishme dolën në përfundimin se burgjet në Rumani nuk janë të mbingarkuara, ose të paktën janë më pak të ngarkuara se ato holandeze dhe italiane, duke rrëzuar kështu argumentin kryesor mbi të cilin mbështetej nisma për shfajësimin e personave të akuzuar që kanë shkaktuar më pak se 44.000 euro dëme.

Në mesin e të akuzuarve për shkelje është dhe vetë kryetari i socialdemokratëve në pushtet, Liviu Dragnea, si dhe shumë anëtarë të tjerë të kësaj partie, të cilët dyshohen për abuzime dhe korrupsion.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nis puna për spektaklin e ri të Alketa Vejsiut: Zbulohen disa detaje

Para pak javësh Alketa Vejsiu zbuloi produksionin e radhës për të cilin...
Read More