Protesta/ Vasili: Gati për çdo sakrificë për të shpëtuar Shqipërinë

Mobilizim madhor në një moment kritik për vendin, e ka cilësuar kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, situatën në të cilën po kalon vendi.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së, Vasili tha se, vendi është marrë peng nga një grusht njerëz, nga një klan mafioz, që ka kapur për fyti shtetin.

“Sot duhet të reagojmë, jo nesër, pasi nesër është dita e zgjedhës jo e zgjidhjes. Ne e kemi provuar se çfarë do të thotë që një njeri i vetëm të ketë në dorë gjithçka. Ndaj nga nesër çdo sakrificë nuk është asgjë në krahasim me atë që do të fitojë vendi.

Ne nuk mund të lemë Shqipërinë në duart e një sharlatani, që do nga ky vend vetëm paratë që po i grabit. Është si një muhaxhir që është strehuar në Shqipëri përkohësisht dhe kërkon të grabisë gjithçka. Po i them Edi Ramës që s’ka parë gjë akoma, dhe nesër do të shohë atë që s’ka parë”,- tha Vasili.

Në vijim ai shtoi se duhet ndalur shkatërrimi i Shqipërisë nga një bandë trafikantësh që ka marrë peng vendin.

“Ne do të jemi nesër në Kuvend dhe mijëra të tjerë do të jenë jashtë, që reforma në drejtësi të mos vdesë. Rama kërkon të rrëmbejë Kryeprokurorin që të përdorë drejtësinë si një hu kundër qytetarëve. Nuk ëhstë problemi i emrit të Kryeprokurorit, por i parimeve.

Duhen ndalur Kryeprokurorët e Edi Ramës, që duan të fusin në burg këdo, ndërsa kusarët e vërtetë, përfshi këtu edhe shkollëpakun ti lenë të tallen me shqiptarët, të buzëqeshin dhe të vjedhin”,- tha Vasili.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e martë 7 mars 2017

Dashi Kjo ditë do ju dhurojë shumë emocione pozitive. Në mëngjes do...
Read More