“Protesta vendimtare”, “Do të gdhihemi para parlamentit…”

21_0

Një protestë e madhe, “protesta vendimtare” siç po cilësohet, që synon të ndalojë ligjin për importin e plehrave në Shqipëri, është  lajmëruar të zhvillohet nesër në orën 10:00 para dyerve të Kuvendit.

Shoqëria civile, Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka më se dy javë që ka nisur përgatitjet për organizimin e kësaj proteste. Por, sot mësohet, se një grup të rinjsh kanë vendosur t’i paraprijnë dhe ta përforcojnë protestën e nesërme, duke nisur nga mesnata e sotme dhe ta gdhijnë në dyert e Kuvendit të Shqipërisë ku do të presin deputetët të hyjnë në seancë dhe të dëgjojnë thirrjen e tyre për të mos e rrëzuar dekretin e Presidentit që ia ktheu mbrapsht Kuvendin, Ligjin për menaxhimin eintegruar të mbetjeve.

Në apelin e tyre publik nëpërmjet rrjeteve sociale, këta të rinj bëjnë thirrje:

“Sot ora 23:00, një grup djemsh dhe vajzash, do ta gdhijmë para parlamentit, për të mbrojtur Shqipërinë tonë nga plehrat.

Do të jemi të bashkuar për të pritur të nesërmen, ditën finale, kur në Parlament do të votohet pro ose kundër ligjit të importit të plehrave në Shqipëri.

Ashtu si tre vjet më parë kur mbrojtëm vendin nga armët kimike duke e gdhirë, nesër ftoj çdo të ri dhe të re, çdo njeri të lirë dhe të zakonshëm të këtij vendi, të djathtë, të majtë, të qendrës, çdo media të jetë bashkë me ne para Parlamentit.

Kjo është beteja e të gjithëve pa dallim, kjo është finalja e finaleve, ia kemi borxh vetes sonë, familjeve tona, fëmijëve tanë.

Nata do të jetë e gjatë dhe e ftohtë, kështu që merrni batanije me vete dhe të bashkuar si asnjëherë më parë të detyrojmë politikën të votojë kundër plehrave! Me ndihmën e Zotit, të bashkuar kundër plehrave!

Shkruar Nga
More from Revista User

Portofoli që ndan automatikisht monedhat nga kartëmonedhat

Një portofol gjenial duket se e ka zgjidhur problemin me humbjen e...
Read More