Protestat tek Unaza, 12-vjeçari: U tromaksa, s’më zë gjumi natën

Kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve tek Unaza e Re të cilët prej disa ditësh vijojnë protestat duke kundërshtuar prishjen e banesave të tyre.

Basha i dha fjalën një 12-vjecari, i cili tregoi se gjithë fisi i tij po përjeton një dramë  për shkak të kësaj çështje. Ai thotë se është tromaksur dhe nuk e zë gjumi natën, pasi duan t’i prishin shtëpinë.

“Falënderoj Lulzim Bashën që na u gjend pranë bashkë me deputetët e opozitës. Unë jam Klevis Hysko dhe jam këngëtar. Kam emocione se më dridhet shpirti kur flas. Isha një ditë në shtëpia dhe i gjeti të gjithë të mërzitur.

I pyeta se çfarë keni. Më thanë se  çfarë dëgjuam në televizor që do na prishin shtëpinë me një ligj që ka bërë kryeministri Edi Rama që nuk dua tja dëgjoj emrin. Unë vetëm qaj. Kam 1 javë që nuk i zë gjumi mua dhe prindërit.

Ne jemi tre kurorë dhe po na prishin 3 shtëpitë. Kam të gjyshit, timen dhe të dajove. Kur erdha një ditë në shtëpi pyeta gjyshen se ku  është mami dhe babi dhe më thanë se i ka marrë komisariati numër 6.

Të gjithë fisin e kishte marrë policia. U tromaksa dhe nuk më ka zënë gjumi. Këtë dramë po e përjetojnë të gjithë, madje dhe fëmijët. Protestat të mos ndalen dhe të vazhdojnë. Poshtë oligarkët dhe banditët dhe rrofshin shqiptarët”- tha 12-vjecari.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Freedom House: Demokracia në Shqipëri, në vend-numëro! Prirje autoritare në qeverisje

  Demokracia në Shqipëri nuk pati ndonjë përparim gjatë vitit 2017, pasi...
Read More