Protestë masive në Tiranë: Studentët me thirrje si 3 dekada më parë

Edhe sot studentët kanë dalë në protestë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Por ndryshe nga dita e djeshme, protesta është përhapur edhe në Universitetin e Durrësit, Korçës dhe Elbasanit.

Mijëra studentë bllokuan akset kryesore në Tiranë, teksa marshonin drejt Universitetit të Tiranës. Disa prej tyre bënin thirrje politike si: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Lëvizja për Universitetin thotë se studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale, Histori Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës kanë bojkotuar mësimin.

Studentët thonë se do ta vijojnë protestën e tyre dhe nuk do të dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Studentët e të gjithë fakulteteve në Tiranë, po marshojnë sot në ditën e tretë të protestës së tyre, ku kërkojnë: uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Rrugët kryesore të kryeqytetit janë mbushur me studentë të cilët të vetorganizuar nga të gjithë fakultetet janë grumbulluar dhe po marshojnë drejt ministrisë së Arsimit, ku do të jetë dhe vendtakimi i tyre.

Studentëve të Tiranës u janë bashkuar dhe ata të Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ të Durrësit, që po mblidhen në Spitallë, ndërsa do të protestojnë po ashtu dhe studentët e Universitetit ‘Fan Noli’ në qytetin e Korçës dhe ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan.

Qeverisë i kërkojnë:

1. Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura.

2. Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.Ndërsa autoriteteve drejtuese të universiteteve publike u kërkojmë:

3. Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste.

4. Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.

******************************

Studentët e Universitetit të Kamzës i kërkojnë pedagogut që të bashkohet në protestë me ta.

Disa prej tyre kanë hipur në dritare dhe i kanë bërë thirrje stafit akademik që të bashkohet në protestën e tyre.

Pedagogu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, shihet duke iu buzëqeshur studentëve, por nuk ka pranuar që të dalë me ta në protestë.

Duhet thënë se ky marshim që po ndodh sot dhe dje në Tiranë është i organizuar tërësisht nga studentët.

Studentët duken të vendosur në mospranimin e vendosjes së tarifës për provimet e mbartura.’

Pas protestës masive që u zhvillua dje përpara Ministrisë së Arsimit tek rruga e Durrësit, ata u zotuan se rezistenca do të vazhdojë.

“Ministrja ka firmosur vendime që janë kundër interesave të studentëve. Ne nuk jemi sqaruar aspak, nuk iu përgjigj pyetjeve tona. Kjo VKM si është miratuar ashtu duhet shfuqizuar.

Ajo na prek ne, ligji nuk paska efekt prapaveprues, kjo do prekë të gjithë ata që hyjnë në universitet. E vetmja mënyrë që donte ajo ishte të përçante studentët,” tha një studente.

Ndërkohë një tjetër student foli për reagimin e kryeministrit Edi Rama që i quajti kazanë protestuesit.

“Derisa VKM të shfuqizohet, studententët do rrinë në rrugë duke bojkotuar shkollën.

U vendos që në çdo fakultet në Tiranë apo rrethe, orët e mëngjesit do bojkotohen dhe studentët do protestojnë deri në shfuqizim.

Rezistenca studentore do vazhdojë pasi do kuptohet që të drejtat e studentët duhet të vihen në vend. Nuk do i nënshtrohemi një arrogance që kërkon të bëjë show me fjalët,” tha ai.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kastro Zizo bën deklaratën shokuese: Jam gati të martohem, por…

  Kastro Zizo është një prej personazheve më të komentuar të showbiz-it...
Read More